Sondazhi per trukimet fajesohet Federata

Sondazhi për trukimet, fajësohet Federata

Disa ditë më parë shpërtheu skandali më i madh i bërë ndonjëherë publik deri tani në Kategorinë e Parë. Vetë aktorë të kësaj gare, administratorë, trajnerë, lojtarë, drejtorë teknik dhe shumë klube hodhën akuza të drejtpërdrejta për tolerime në ndeshje të caktuara. Komisioni i Etikës ka nisur një hetim për këtë çështje, në një kohë që situata është dramatike.

sondazhiNë një sondazh të publikuar prej disa ditësh në faqen e gazetës në internet, "Panorama-Sport.com", pyetjes se e kujt është përgjegjësia pas akuzave të hapura për trukime në kampionatin e Kategorisë së Parë, një shumicë dërrmuese kanë votuar FSHF-në si përgjegjëse.

Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Laci, 2-1, e vlefshme per gjysem finalen e Kupes se Shqiperise, e luajtur ne stadiumin "Skenderbeu", ne qytetin e Korces./r/n/r/nAlbanian semi final Cup football match Skenderbeu-Laci, 2-1, at the "Skenderbeu" stadium in the city of Korca.

Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Laci, 2-1, e vlefshme per gjysem finalen e Kupes se Shqiperise, e luajtur ne stadiumin "Skenderbeu", ne qytetin e Korces. /r/n/r/nAlbanian semi final Cup football match Skenderbeu-Laci, 2-1, at the "Skenderbeu" stadium in the city of Korca.

Deri pasditen e djeshme në sondazhin që ndodhet ende në faqen e internetit kishin votuar gjithsej 1479 votues. Nga këta, 827 vota ose 56% kanë votuar Federatën si përgjegjëse. Më pas vijnë klubet me 445 vota ose 30%, në vendin e tretë të sondazhit renditet shteti me 171 vota ose 12%. 36 vota kanë shkuar për përgjigjen 'nuk e di' ose 2%. Shihet qartë që sportdashësit perceptojnë Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila është edhe organizatore dhe menaxhuese e kampionatit, si përgjegjëse e trukimeve në kampionatin e Kategorisë së Parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama