“Çfarë i bashkon Rusinë, Greqinë dhe Kinën, të treja këto vende nuk e kanë njohur Kosovën. Sa i përket Kinës, qytetarët serbë fillimisht admirojnë zhvillimin ekonomik të këtij vendi, politikën e jashtme si dhe pozicionin që ka në botë si një superfuqi” thtë Sonja Stojanoviç, drejtoreshë e qendrës.
Të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, shihen si miq. Serbët i shohin shqiptarët, amerikanë, kroatët dhe boshnjakët si armiqtë e tyre për shkak të luftës, dhe kujtimeve ende të freskëta. Nga të dhënat e publikaura nga e përditshmja Blic, shumica e qytetarëve kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes se “Cili vend është miku dhe cili armiku ynë?”