Sondazhi shqiptaret te kenaqur me jeten

Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën
Të dhënat e sondazhit tregojnë se 54 % e shqiptarëve janë të kënaqur ndërkohë që në Kosovë kjo shifër është më e ulët.Sondazhi tregon se shqiptarët ndihen të përfaqësuar nga forcat politike dhe janë të kënaqur më performancën e qeverisë. Por edhe pse Shqipëria është një nga 2 vendet më “të kënaqura” në Ballkan, pyetsori tregon se 64% e shqiptarëve mendojnë se kanë mundësi më të mira jetese jashtë Shqipërisë dhe rreth 38% e të pyeturve duan të largohen nga vendi. Po sipas këtij sondazhi 41% e shqiptarëve kanë deklaruar se kanë pasur pjesëtarë të familjes që kanë lënë vendin në këto 5 vitet e fundit. Të pyeturit kanë deklaruar se nëse do të bëhej një referendum gati 90% e tyre do te votonin pro bashkimit me vendet e Evropës. Por sipas përfaqësuesve të Bashkimit Evropian shqiptarët duhet ta kuptojnë që anëtarësimi në BE-se nuk është një rrugë e thjeshtë dhe mbart dhe shumë përgjegjësi. Të dhënat e raportit tregojnë gjithashtu një nivel jo të ulët korrupsioni i cili sipas 73% të të pyeturve tregon se ky fenomen ka ardhur në rritje. Kanë qenë rreth 52% e shqiptarëve që kanë deklaruar se u është dashur të paguajnë rryshfete të paktën 1 herë në 12 muajt e fundit.

Të dhënat e  sondazhit për Shqipërinë

Standarti i jetesës

Pavarësisht krizës ekonomike, vlerësimi pozitiv për standartin e jetesës është rritur me 10% në krahasim me vitin e shkuar duke arritur në shifrat e 54% të të pyeturve. Një shifër që është ndër më të lartat në vendet e rajonit.

Mbështetja dhe pritshmëria ndaj pranimit në BE

Mbështetja e shqiptarëve për integrimin evropian është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në shifrat e 88% dhe së bashku me Kosovën janë dy vendet me këtë tregues më të lartë në kuadër të rajonit. Gjithsesi, ajo çka njerëzit presin nga integrimi potencial në Bashkimin Evropian lidhet me disa nga problemet më emergjente të vendit: njerëzit mendojnë se kjo mund tu sjellë lëvizjen e lirë, më shumë siguri dhe forcimin e shtetit ligjor.

Korrupsioni dhe besimi tek institucionet

Rezultati i përftuar nga testimi mbi elementin e korrupsionit tregon se rreth 52 % e të pyeturve u është dashur që të paguajnë nën dorë vitin e shkuar, një shifër që mund të konsiderohet më e larta në rajonin e Ballkanit. Sakaq, niveli i korrupsionit në botën e biznesit duket se e rendit Shqipërinë në treguesit më të ulët të tij ndër vendet e rajonit. I njëjti lloj treguesi është edhe për ndikimin që ka krimi i organizuar në vend. Një zhvillim tjetër pozitiv është identifikimi i opinionit me klasën politike: 63 % thonë se një parti apo një politikan i caktuar i përfaqëson pikëpamjet e tyre politike. Tregues ndër më të lartët në rajon dhe në rritje që prej 34% që ishte në vitin 2006. Mbështetja mbi qeverinë gjithsesi mbetet mikse: teksa 40% mendojnë se qeveria po bën shumë mirë punën e saj, 30% mendojnë më pak të efektshme.

Largimi jashtë vendit

Kënaqësia në raport me standartin e jetesës duhet parë në perspektivë nëse shikon përqindjen e lartë të qytetarëve që shohin mundësi më të mira jashtë vendit (64%) dhe ata që do të donin të linin vendin (38%, më shumë se sa 32% që ishte në vitin 2006). Çdo 4 në 10 shqiptarë ose thënë ndryshe (41%)  thonë se pjesëtarë të familjes së tyre kanë emigruar gjatë pesë viteve të fundit, treguesi më i lartë në këtë kategori brenda rajonit.

Pyetjet

Cili është perceptimi i shqiptarëve për integrimin evropian?
Sa prej tyre do donin të largoheshin nga Shqipëria?
A janë të kënaqur me standardin e jetesës?
Si e vlerësojnë punën e qeverisë?
Jetesa

Pavarësisht krizës ekonomike, standardi i jetesës është rritur me 10 për qind në krahasim me vitin e shkuar. Sipas të dhënave të sondazhit tregojnë se 54 për qind e njerëzve të pyetur janë të kënaqur nga standardi i jetesës.

Pranimi në BE

Mbështetja e shqiptarëve për integrimin evropian është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në shifrat e 88 për qind dhe së bashku me Kosovën janë dy vendet me këtë tregues më të lartë në kuadër të rajonit. Njerëzit mendojnë se integrimi në Bashkimin Evropian do tu sjellë lëvizjen e lirë, më shumë siguri dhe forcimin e shtetit ligjor.

Korrupsioni

Sipas rezultatit të testimit mbi elementin e korrupsionit rreth 52 për qind e të pyeturve u është dashur që të paguajnë nën dorë vitin e shkuar, një shifër që mund të konsiderohet më e larta në rajonin e Ballkanit. I njëjti lloj treguesi është edhe për ndikimin që ka krimi i organizuar në vend.

Largimi

64 për qind e njerëzve të pyetur e shohin mundësinë më të mirë të jetesës jashtë vendit. Edhe ata që do të donin të linin vendin 38 për qind, më shumë se sa 32 për qind që ishte në vitin 2006. sipas sondazhit çdo 4 në 10 shqiptarë thonë se pjesëtarë të familjes së tyre kanë emigruar gjatë pesë viteve të fundit.





TiranaObserver

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama