Jetoj brenda syve te tu,
ne syte e mi ti ke shtepine.
S'jemi vetvete,
secili eshte tjetri.
Vera ime ka dy skaje:
njeri ne pranvere, tjetri ne vjeshten tende.
Ti hyn ne te djeshmen time,
humb rrugen si ai qe ka humbur kujtesen.
Une hyj ne te ardhmen tende,
humb rrugen si ai qe ne pyll s'ka kaluar
asnjehere.
Sa do te doje te kishe ne duar te djeshmen time!
Sa do te doja te kisha ne duar te ardhmen tende!
Ke te pyes? Cilin yll? Cilen kohe?
Per te djeshmen time ti mund te pyesesh
nje lume,
do lisa, nje dem,
edhe varrin,
varrin e nenes.
Krejt e kote.
T'i leme pyetjet. Pyetjet le te marrin nje sy gjume.
Sonte jemi vetem e sotme.