Kompania japoneze "Sony" e krijoi fotoaparatin e pare ne bote, i cili mund te beje fotografi ne formatin 3D, njoftoi BBC-ja. Fotoaparatet NEX-3 do te dalin ne shitje ne korrik. Fotografite ne formatin 3D behen ne menyre te posaçme. Aparati shpejt ben nje sere fotografish, te cilat i rendit njera pas tjetres qe te fitohet efekti 3D. Per shikimin e fotografive te ketilla nevojitet televizor i cili transmeton ne 3D dhe syza speciale. Fotoaparati do te kushtoje rreth 900 dollare dhe do te kete 23 megapiksele.