Sopranoja shqiptare ne Uemblin e Operas

Sopranoja shqiptare ne 'Uemblin e Operas'
Për të kuptuar se sa e sukseshme është triptiku i Pucinit në Operan Mbretërore të Londrës “Royal Opera House” në Covent Garden, mjafton të hysh në faqen e internetit të saj për të parë nëse ka bileta apo jo. Përgjigja është se ato janë shitur për afro katër shfaqet e radhës javën e ardhshme, ku biletat variojnë nga 40 deri në 800 stërlina. Sopranoja e sukseshme shqiptare, Ermonela Jaho. Tashmë e preferuara e drejtuesve të Operas Mbretërore britanike luan rolin e murgeshës Anxhelika në triptikun e Pucinit, ngjarjet dramatike të së cilës luhen në shekullin e 17.

E vecantë e kësaj opere me tri pjesë, është se ajo po filmohet për t’u tregtuar më vonë në DVD dhe për t’u transmetuar nga Ëorld Vision në kinematë më të mëdha të botës. Ermonela Jaho është tashmë e përkëdhelura e operas më të madhe britanike, apo “Uemblit të Operas”, ku ajo është kontraktuar deri në vitin 2015. Të jesh pjesë e shtëpisë në Teatrin e Ëndrrave të Operas, thotë Ermonela Jaho për Top-Channel, është arritje dhe kënaqësi e dyfishtë, personale dhe kombëtare, për një artiste që vjen nga Ballkani.

Kritika britanike e artit, po shkruan thuajse cdo ditë për klasin e Ermonela Jahos. “The Independent” shkruan se Jaho e luan rolin në arien  (“Senza mamma”) me intensitet që shkatërron trup. Më besoni, shkuan kritiku, kurrë nuk keni për të parë një produksion më të arrirë të operas.

“Daily Express” i kushton një artikull të tërë prejardhjes shqiptare dhe karrierës së Ermonelës, kësaj sopranoje në rritje, sic shkruan gazeta. “The Telegraphe” cilëson rolin e Ermonelës si dhe përformancën e mbrëmjes. “Financial Times” e përshkruan rolin e murgeshës Anxhelika të Ermonela Jahos si tepër të ndjerë. Ndërsa, kritiku i njohur, Mark Ronan thotë se Ermonela ishte, dhe nuk gjej dot fjalët thotë ai, sublime, hynore. Ju duhet të lusni dikë, të merrni me qira ose të vidhni një biletë për këtë shfaqje, për të parë perfomancën e saj, shkruan kritiku.

Kjo opera është transmetuar drejtpërdrejt edhe nga gjiganti mediatik BBC.  Kaq e vlerësuar është ky zbulim i një artisteje shqiptare, saqë Opera Mbretërore  ka filluar që tani reklaminin e shfaqjes së radhës së Ermonela Jahos me foto gjigante të saj për La Traviaten e Verdit, që do të luhet nga sopranoja shqiptare në janar të vitit të ardhshëm në Londër.

Ngjitja e vrullshme e Ermonela Jaho, këtij eksporti dhe vlere të padiskutueshme të artit shqiptar në skenat më të mëdha të botës, apo me të madhes, sic është rasti i 270-vjecares  “Royal Opera House” në Londër, është edhe në një aspekt më të gjërë edhe kontributi i pa cmuar personal i një kuratore “par excellence” të imazhit pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama