Sormani ne drejtimin e Partizanit/ Starova mohon problemet me trajnerin

Sormani në drejtimin e Partizanit/ Starova mohon problemet me trajnerin

"I gjithë stafi ynë ka vendosur që trajner i ekipit të parë të jetë Adolfo Sormani, një personalitet i fushës së futbollit. Ishte një kënaqësi që zotëria pranoi të vihej në krye të Partizanit.

Adolfo Sormani dhe Sulejman Starova

Adolfo Sormani dhe Sulejman Starova

Është hera e parë që një trajner ka dashamirësinë e të gjithë stafit tonë, të bordit drejtues, ndaj shpresojmë që të ecim në rrugën e suksesit", kështu u shpreh presidenti Gaz Demi gjatë prezantimit të trajnerit të ri.

Para caktimit të pasardhësit të Agostinelit, te Partizani është zhvilluar një proces seleksionimi. Burime pranë bordit drejtues kanë bërë të ditur se Sormani ka qenë një nga të preferuarit e ish-trajnerit Sulejman Starova, që aktualisht kryen rolin e këshilltarit të presidentit.

"Bobi" ka mohuar vërtetësinë e lajmit që ka qarkulluar dje, sikur ai ishte kundër trajnerit të ri të Partizanit. Sipas Starovës, për këtë rast qëndron fjala që ka thënë presidenti gjatë ditës së prezantimit, pasi Sormani është trajneri që ka pëlqimin e të gjithë hallkave të klubit, ku bën pjesë edhe ai.

Ish-trajneri Starova ka theksuar edhe dje se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Sormanin, bashkëpunim i cili ka nisur prej javësh. Madje, edhe vetë italiani e falënderoi "Bobin" gjatë prezantimit të tij në klub.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama