Kongresi çeli punimet e tij në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi ato deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 150 delegatë, prej të cilëve, 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare. Ndër personalitetet që kanë marrë pjesë janë Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Mithat Frashëri( kryetar) Parashqevi Qiriazi etj. Në diskutim ishin dy alfabete, alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri dhe alfabeti latin, që mbështetej shumë nga Gjergj Fishta, gjithsesi u përjashtuan mundësitë që shqipja të shkruhej me alfabet grek apo sllav. Gjatë këtij Kongresi nuk u arrit të vendosej vetëm një alfabet, megjithatë "fitoi" alfabeti i latin, alfabet me të cilin shkruhet edhe sot gjuha shqipe.