Sot 23-vjetori i PS-se Rama uron socialistet

Sot 23-vjetori i PS-se, Rama uron socialistet

Me rastin e 23-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët në rrjetin social twitter. “Socialistëve e progresistëve u uroj gëzuar ditëlindjen e PS-së, forca e interesave kombëtare për Shqipërinë Evropiane”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri nisi dje ftesat në adresë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij, në drejtimin e selisë rozë, Fatos Nano. Ftesa për Bashën është dorëzuar në selinë e re të PD-së, tek ish-SHQUP-i, ndërsa ftesa për ish-kryetarin Fatos Nano është lënë në restorantin “Pulëbardha” në kryeqytet.

Në këtë festë janë ftuar gjithashtu krerët e partive aleate, partive të tjera të opozitës, si dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama