Sot Dita Boterore kunder Duhanit. Shqiptaret te dytet ne Europe pas turqve

Sot, Dita Boterore kunder Duhanit. Shqiptaret, te dytet ne Europe pas turqve
31 maji shënon Ditën Botërore kundër Duhanit. Një një ditë të tillë kur në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit, Instituti i Shëndetit Publik deklaron se është rritur numri i duhanpirësve në vend, duke i bërë shqiptërët të radhiten të dytët në Europë, pas turqve, për konsumimin e cigares. Sipas të dhënave nga ISSH, numri i konsumatorëve të duhanit ka pësuar rritje, ndërsa mosha kur nis duhanpirja ka shkuar duke u ulur. Në Shqipëri 45 përqind e duhanpirësve janë meshkuj, ndërsa 4 për qin femra. Pavarësisht se ligji antiduhan ka vite që ka hyrë në fuqi, ai vazhdon të mos zbatohet dhe duhani konsumohet në ambiente publike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama