Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Grupit etnik edhe sot u mungon përfaqësimi i drejtpërdrejtë dhe nuk kanë mënyrë se si të mbrojnë të drejtat dhe nevojat e tyre. Një herë e mirë duhen marrë masa masa për zgjidhjen e çështjes së komunitetit rom dhe atij egjiptian. Ky është një ndër kushtet që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe kjo nuk është e vetmja detyrë për të cilën Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet e saj.
Anëtarët e këtij komuniteti kanë bërë thirrje të vazhdueshme dhe protesta në kërkim të të drejtave të tyre të mohuara, duke dënuar ndonjëherë dhe me të drejtë interesimin e politikanëve apo edhe aktorëve të opinionit publik, që qëllim në vetvete kanë ngritjen apo përmirësimin e imazhit të tyre me një foto në rrjetet sociale në kohë fushatash, sesa qëllimit themelor përmirësimin e kushteve normale të jetesës dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Përveç festimit të kulturës rome, kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijen edhe për çështjet me të cilat përballet ky komunitet. Kjo ditë është shpallur zyrtarisht më 1990 në Serok të Polonisë.
Autoritetet e disa vendeve të Bashkimit Evropian, sidomos Francës dhe Hungarisë, thuhet se kanë vahzduar të dëbojnë me forcë emigrantët romë, gjatë tre muajve të parë të këtij viti.