Sot Letersia 49 mije maturante ne gjithe vendin

Sot Letersia, 49 mije maturante ne gjithe vendin
Sot, 49 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm, atij të Letërsisë. Testimi ka nisur në orën 10:00 në të gjitha shkollat. Gjatë natës janë shpërndarë të gjitha testet, duke nisur fillimisht me rrethet e largëta e më pas me qytetet e tjera. Çelësi i përgjigjeve pritet të publikohet pasdite. Sipas rregullores së maturës, nxënësit, duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara fillimit të provimit. Në këtë kohë kryhet identifikimi i nxënësit, hyrja në mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre në vende si dhe leximi i rregullave për kandidatët. Procesi i identifikimit të çdo maturanti gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Provimi i Letërsisë do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Do të përmbajë 25 pyetje gjithsej, nga të cilat 13 me alternativa dhe 13 me zhvillim. Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke iu përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë tri herë më të lartë.

Maturanti përjashtohet nga provimi e në rast se ditën e provimit nuk është i pajisur me dokument identifikimi, nuk qëndron në vendin që i caktohet. I njëjti penalizim vlen edhe kur kandidati bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit, merr ose jep kopje apo komunikon me nxënës të tjerë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama