Sot dita boterore kunder SIDA-s

Sot, dita boterore kunder SIDA-s
OBSH po rekomandon qe mjekimi te nise nje a dy vjet me heret, duke u bazuar tek nje studim i ri. Studimi ka treguar se nje hap i tille, edhe pse i kushtueshem, do t'i permiresoje ndjeshem gjasat e te infektuarve per te mbijetuar.

Per momentin, 4 milione vete ne mbare boten marrin ilace anti-retrovirale, por me rekomandimet e fundit, numri pritet te dyfishohet.

Organizata thote se ilaçet duhet t'u jepen dhe nenave me femije ne gji dhe grave shtatzena qe jane HIV pozitive.

Me kete, thote organizata, gjasat e mbijeteses se tyre shtohen dhe reduktohet rreziku i kalimit te virusit tek foshnjat.

Me shume se 25 milione njerez kane vdekur qe kur virusi HIV u kthye ne pandemi ne vitin 1980. Shifrat ne vendet ne zhvillim mbeten goditese. 9% e njerezve te infektuar jetojne ne vendet me te ardhura mesatare apo te ulta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama