Sot eshte Dita Nderkombetare e Femijeve Viktima

Sot eshte Dita Nderkombetare e Femijeve Viktima

Sot përkujtohet Dita Botërore e Fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit. Më 19 gusht të vitit 1982 në një sesion të veçantë për çështjen palestineze, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e tronditur nga numri i madh i fëmijëve të pafajshëm palestinezë dhe libanezë, të cilët ranë viktima të sulmeve ajrore të Izraelit në Bejrut gjatë Luftës së Libanit, ka vendosur që datën 4 qershor, ta shpallë Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit. Në atë kohë kanë humbur jetën 60 fëmijë.

Në këtë ditë përkujtohen gjithashtu dhe fëmijët që gjetën vdekjen si rezultat i luftërave apo akteve terroriste. Më 1 shtator të vitit 2004 e gjithë bota u trondit nga lajmi i zaptimit të ndërtesës së shkollës në Beslan të Osetisë së Veriut. Aty humbën jetën të paktën 330 persona, mes të cilëve ishin 172 fëmijë.

Qëllimi i kësaj dite është që të njihet dhimbja e të gjithë fëmijëve në botë, që janë viktima të abuzimit fizik, mendor apo emocional.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama