Sot homazhe per mjeshtrin e humorit Skender Sallaku

Sot homazhe per mjeshtrin e humorit, Skender Sallaku

Sot do të zhvillohen homazhet për nder të mjeshtrit të madh të humorit Skënder Sallaku i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë.

Homazhet për Artistin e Popullit, të cilat do të organizohen nga Bashkia e Tiranës, do të zhvillohen nga ora 11:00-13:00 në Teatrin Kombëtar. Më pas trupi i pajetë i ikonës së humorit shqiptar do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës në Tiranë.

Skënder Sallaku është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, autor skeçesh e parodish, etj. Është i njohur  për interpretimin e tij brilant në estradë dhe cirk.

Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët me te mire të humorit shqiptar.
Skender Sallaku është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’.

Ish-kampioni kombëtar në mundjen klasike, autori i dhjetëra skeçesh dhe parodish, pasi mbaroi Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, kreu edhe një kualifikim në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht punoi si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.

Ai ka luajtur edhe në disa filma, mes të cilëve kujtojmë “Estrada në ekran”, “Kur hiqen maskat”, “Cirku në fshat”, “Gjuetia e fundit” etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama