Sot minuta e fundit e dites behet me 61 sekonda

Sot, minuta e fundit e dites behet me 61 sekonda
Horologët kanë kërkuar t’i shtojnë një sekondë më shumë minutës së fundit të ditës së shtunë, 30 qershorit, për të kompensuar lëvizjet e Tokës. Sekonda ekstra është e rëndësishme për të mbajtur orët në botë të sinkronizuara me “orën diellore”, në mënyrë që ditët dhe netët të përputhen me dritën dhe errësirën.

Koha në botë matet duke përdorur orët atomike, dhe duhet të sistemohen për të mbajtur ritmin e orbitave të Tokës. Planetit i duhen rreth 86 400 sekonda për një rrotullim 360 gradë. Por lëkundjet e aksit të tij ndikohen nga tërheqja e Diellit, Hënës dhe kjo do të thotë se mund të dilte jashtë hapit me Kohën Ndërkombëtare Atomike (TAI).

Për të evituar një diferencë të madhe mes kohës diellore dhe TAI, Koha e Koordinuar Universale (UTC) është rregulluar për të na dhënë 86 401 sekonda në ditë. UTC rregullohet manualisht për të mbajtur ritmin me orbitën disi të çrregullt të Tokës dhe kjo ka ndodhur që në vitet ’70. Koha universale, e vendosur sipas standardeve globale të kohës, përdoret për orët, kompjuterët dhe celularët në mbarë botën. Për më tepër, ajo shërben për të siguruar që pajiset GPS të mund të navigojnë siç duhet. Koha mbi tokë numërohet nga një rrjet prej katërqind orësh atomike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama