Sot votohet rishikimi i buxhetit per vitin 2014

Sot votohet rishikimi i buxhetit per vitin 2014

Parlamenti sot kalon për miratim aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit. Ndryshimet e treguesve fiskalë do të jenë të përqendruar tek investimet dhe fondet që shkojnë për pagesat e personave me aftësi të kufizuara.

Të ardhurat, të cilat rezultojnë të jenë në një vlerë prej 3 miliardë lekësh më shumë se planifikimi, do të shkojnë për uljen e deficitit buxhetor. Ministri Cani pohon se janë rreth 13 miliardë lekë, të cilat do të rialokohen për investime. Të gjitha këto ndryshime kanë ardhur pas përfundimit të diskutimeve dy javore me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

FMN-ja i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa për të ulur shpenzimet, të punojë intensivisht për të ulur nivelin e borxhit publik dhe të rrisë të ardhurat.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë, rishikimi i buxhetit është shoqëruar me debate brenda mazhorancës. Në këtë diskutim është debatuar dhe për akcizën, e cila ka pasur mosrealizimin më të madh në një shifër prej 3.4 miliardë lekësh. Ministri Shkëlqim Cani ka bërë të ditur për mediat se kjo ka ardhur veçanërisht nga ulja e importit të cigareve, pas rritjes së kësaj takse me 20 lekë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama