Kolea u largua nga puna si drejtor i Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar prej ministrit te Arsimit ne janar 1937, sepse nuk heshti per asnje lloj skandali, qe shoqeronte nje administrate injorante te kohes. Nuk i dhane as pension njeriut qe mundi ne 9 vjet te ngrinte ne baza shkencore biblioteken, te hapte dyert per lexuesit, t’u fuste dashurine per librin dhe muzeun, qe i pasuroi me fonde te shquara mjaft domethenese per kulturen, gjuhen dhe historine kombetare.
Burokracite dhe paaftesia e dikastereve te kohes, nuk e shkeputen nga kembengulja per te arritur te fondet per pasurimin e Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar. Kembengulja e pashoq e Koleas beri qe aty te hyjne fondet e pasura te patrioteve te medhenj si Jani Vruho, Filip Shiroka etj. Tipik eshte rasti per mbledhjen e fondit te veçante per Jani Vruhon ku punoi 3 vjet per te mbledhur dokumentacionin nga Kajro.
Nen drejtimin e Koleas, biblioteka u be vendi i dashur per rinine. “Ne vitin 1931 ne biblioteke u kenduan 5805 vivella dhe hyne 11.280 vozites gjithsej. Ne vitin 1928 u kenduan 459 vivella dhe voziten 1785 vete. Ne vitin 1929 u kenduan 1915 vivella dhe hyne 5240 vete. Ne vitin 1930 u kenduan 3021 vivella. Ne vitin 1931 miq e dashamires paten miresine te falin 2309 cope vivella, revista, gazeta etj. Sende te ndryshme qe paten miresijen te falin zoterinj zemerbardhe nde muze qene 1851 cope”, raportonte ne janar 1932 vete Kolea ne Ministrine e Arsimit.
Ne 15 maj 1929 ne kerkim te librave te shtypur ne shqip ne kohet e vjetra, i mberriti pergjigjja e British Museum ne Londer, departamenti i shtypjes se librit, ku mes te tjerave, shkruante se “nuk na ndodhen libra te don Gjon Buzukut, Luk Matrenges dhe Pjeter Budit (Speculum confessionis)…por na ndodhen vivellat si me poshte; Don Pjeter Budi- dotrina e krishtere e vitit 1664 N1 3505, d 46; Frano Bardhi- Fjaluri letinisht-shqip, 1635 Ni. 628, d.28; Pjeter Bogdani- Cuneus proferatrium” 1685 me Ni 3185, gh.19; “l’infallibile verita” 1691, Ni 4051, d.5; …kemi ne gjuhe shqipe keto vepra: P.Francisco Maria de Lecce- Osservazioni grammatically nella lingua Albanese”, 1716; Johann Thunmanus nje botim te 1774, Paisios greqisht 1778, Zef Guagliata “Dottrina e krishten’ e vitit 1873, nga Daniel Voskopoja “Fjalues mbe 4 gjuhe: greqisht, vllahisht, bullgarisht dhe shqip” viti 1902…”.
Ne 1930 mundi te marre dhurate per Muzeun Flamurin e Kongresit te Lushnjes te vitit 1920 bashke me 18 cope monedha te vjetra te argjendta nga Veli Vasjani, drejtor i Strehes Vorfnore ne Tirane. Vetem brenda vitit te pare te punes, grumbulloi 1500 cope libra, “shumica qe nuk ndodheshin ne biblioteke, as ne tregtim dhe vetem me te gjetur, mund te bliheshin”, per te cilat lavderohet nga Komisija e bibliotekes.
Ne 18 vjeshte e dyte 1929 Kolea njofton se “profesor Gustav Wingand i dhuroi bibliotekes 100 vivellla ne nje arke”, ndersa pasurohet me dhurata te tjera si harta gjeografie “Coste delll’Epiro- pjesa e nartes dhe Prevezes”, “Parte dell Albania turca con Montenegro, venezia 1789”, “Dalmazia”, “Corso delli fiumi Drino e Bojana”, “La Scanderbeide, poema heroico (sgnora margherita Sarrocchi), Roma 1623; “Pouqueville – Histoire de la Regereration de la Grece” Bruselle, 1843; “Te falura meshe”, vepere shqip e Gjon Buzukut, me fotografim te ksomelese qe ndodhet ne Vatikan, e shtypure mbe 1555.” Pasuron biblioteken ne 1929 me blerjen prej 80 fr ar ne Shkoder te librit “Storia di George Castrioto ditto Scander-begh”, me autor Giammara Biemmi, botuar ne Brescia 1742.
Sotir Kolea zgjodhi Elbasanin si qytetin ku do te mund te perpunonte, studionte dhe botonte te gjitha studimet e bera pergjate jetes neper bote vetem per Shqiperine, se ciles i kushtoi gjithçka, jeten dhe gjithe pasurine.
Elbasanasit u mesuan me Kolean, qe rralle shetiste kodrave te Shen Thanasit, por me shume e pane te gozhduar ne tryeze te punes nga mengjesi deri vone naten, me ndonje nderprerje te vogel aq sa per ndonje bisede te shkurter me miq e te njohur, si Lef Nosi, Simon Shuteriqi, Aleksander Xhuvani, qe jetonte ne Tirane, por gjente kohen per mikun e vjeter, e plot te tjere. Bente nje jete te mbyllur, me pak levizje, pasi dhe shendeti iu demtua dhe iu shfaqen semundje. Por penden nuk e leshoi nga dora gjer pak dite para vdekjes per t’u shuar ne krahet e gjuhetarit te njohur, mik i tij, Mahir Domi, i cili shkroi dhe nekrologjine per te.
U varros ne varrezat e Elbasanit i nderuar nga shume dashamires, miq e te rinj elbasanas. Por familjaret e afert pas varrimit te Koleas u perballen ne banesen e tij me qira ne lagjen “Kala” me nje dere te dyllosur dhe nje dry bashke me nje punonjes te Gjykates se Paqit te Elbasanit, i cili nuk i lejoi te hynin brenda, me arsyetimin se “ketu ka dokumente me rendesi kombetare”.
Iken per t’u rikthyer me 29 tetor 1945, ku nje komision me ftuesin e Gjykates se Elbasanit, Sulejman Bedini, ne prani te nipit Anastas Haxhistasa, farmacist nga Berati dhe nje prej mbesave, avokate Erifili Bezhani, u hap dhoma e dyllosur per te bere inventarin e gjerave ku te gjitha librat i kaluan bibliotekes ne Elbasan “per ruajtje”. Per çudi, te afermit nuk gjeten thuajse asgje as nga objektet personale dhe materiale te Sotir Koleas, deri as makinen e tij te dashur te shkrimit, ku kishte shtypur me mijera flete, pjese te shume punimeve dhe studimeve nga fusha nga me ndryshmet.
As nipi dhe as mbesa e Koleas nuk munden te merrnin vesh nga te pranishmit aty ne banesen e mbyllur prej 4 muajsh te Koleas, se ç’u bene materialet shkresore, dokumentet, doreshkrimet, leterkembimet e patriotit pergjate 57 viteve, mes te cilave, me se shumti, me patriote shqiptare, politikane te vendeve me te fuqishme te Europes, deri edhe ne Departamentin e Shtetit ne SHBA pergjate viteve 1909-1943, doreshkrime te shumta me studime per leksikografine, folklorin, per te cilin kishte mbledhur ne 50 vjet 12.000 proverba, per botaniken, studime per Kanunin e Leke Dukagjinit, per Çamerine etj., disa fjalore dygjuhesh te ndryshme, por dhe shume objekte personale me vlere qe kishte Sotir Kolea.
Askush nga te afermit e Koleas nuk arriten kurre te merrnin pergjigje per zhdukjen e tyre te mistershme nga shtepia ku jetoi rreth 15 vjet Sotir Kolea ne lagjen “Kala” ne Elbasan, qe nga janari 1937 kur ministri i Arsimit, Shatku e nxori, (me deboi”, shkruan per kete veprim vete Kolea), nga puna si drejtor i bibliotekes dhe Muzeut Kombetar.
Perse u dyllos shtepia ku burri i mençur jetoi vitet e fundit te jetes? Kjo enigme dhe mister shoqeroi per dhjetera vite biseda te shumta mes familjareve te Koleas.
Se fundi, si stermbese e Sotir Koleas duke studiuar e punuar per nje monografi per te me fondin “Sotir Kolea”, nga me te medhenjte qe ka sot Arkivi i Shtetit, mbeta e befasuar kur lexova dhe mesova nderhyrjet dhe dhunimet, me te cilat shteti komunist perdhosi pas vdekjes vepren e Koleas.
eshte e frikshme menyra se sa dhunshem dhe fshehtas shteti, qe u ngrit me lufte ne emer te lirise, mundi te hyje ne skutat me te fshehta te gjithçkaje ne pronesi te patriotit Kolea, shkresave, studimeve, vezhgimeve, deri te nje testament politik, shkruar prej tij me 17 mars 1935 ne Tirane dhe dorezuar me pas te nje noter ne Elbasan te mbyllur ne nje zarf te madh te dyllosur me kater vula me dylle te kuq me mbishkrimin: “te hapet pas 50 vitesh”.
Testamenti politik i Koleas nuk eshte gjetur ende. Por per te gjithçka behet e njohur nga leterkembimi, ose me mire, shkrese-kembimet qe gjenden ne Arkivin e Shtetit, qe mbajne vitin 1948, pra 3 vjet pas vdekjes se Koleas. Jane fillimisht mes Institutit te Studimeve ne Tirane dhe Komitetit Ekzekutiv te Elbasanit e me pas, vete Kryeministrise.
Ne arkiv gjendet shkresa e pare ne daten 4.2.1948 e Institutit te Studimeve ne Tirane, drejtuar Komitetit Ekzekutiv ne Elbasan, ku kerkohet “terheqja e 4 arkave me veprat dhe doreshkrimet e te ndjerit Sotir Kolea qe ndodhen prane Bankes se Shtetit ne Elbasan”.
Kunderpergjigjen e bashkeshoqeron nje shkrese e Kryeministrise e derguar nga Tirana ne daten 27.2.1948 per Komitetin Ekzekutiv te Elbasanit. “…Me shkresen nr.939, date 5.4.1947 ish-komiteti i prefektures se atij qyteti, kishte njoftuar se ne zyren e Permbarimit te gjykates se prefektures aty, gjendet nje leter e mbyllur e te ndjerit Sotir Kolea, e dorezuar me procesverbal, ne te cilen thuhet qe “letra te hapet pas 50 vjetesh”. Njoftoni se ç’eshte bere me ate leter”, nis e kerkon shpjegime Kryeministria.
Nje dosje e plote me 34 flete fsheh gjithe korrespondencen e zhvilluar mes ketyre dy institucioneve. Bashke me 4 arkat me doreshkrimet dhe shkresat e Koleas, kerkohet ne menyren me te ulet qe te gjendet noteri ne Elbasan, tek i cili eshte dorezuar ky zarf. Kerkohet informacion per qendrimin e tij politik gjate luftes dhe pas, ne kohen e shtetezimeve qe po ben pushteti popullor. Kerkohet qe ky person te kontaktohet, te bindet edhe me force qe te dorezoje zarfin e mbyllur me kater vula te dyllosur me dylle te kuq. Kerkohet qe te hapet ne menyre te padukshme dhe te lexohet testamenti politik qe kishte lene patrioti Sotir Kolea.
Gjithe kjo qe i ngjan nje historie “shtrigash” mbyllet me nje shkrese te dates 4 korrik 1948, ku njoftohet se “jane dorezuar arkat me 14 flete te daktilografuara procesverbalin e librave, shkresave”, te cilat me pas jane transportuar ne Tirane, prane Institutit te Studimeve.
Por askush nuk eshte ne gjendje te tregoje sot se ku “humben” objektet personale te Koleas. Mes tyre kishte objekte te vjetra dhe me shume vlere, pasi Kolea ishte njohes mjaft i mire i objekteve me vlera arkeologjike, historike, artistike, aq me shume, qe duke udhetuar e jetuar nga nje cep, ne tjetrin neper bote, qe nga Ballkani, Greqia, Egjipti, India, Madagaskari, Zvicra, Italia etj.
Mjaftojne leterkembimet familjare per te kuptuar pasionet e tij per çdo gje te rralle, nga objekte me vlere, deri edhe te lulet kudo ne bote, qe i mblidhte, i thante dhe i koleksiononte me shume kujdes, per te kuptuar makthin e Koleas ne çdo zhvendosje, qe lidhej me transportimin e bauleve te tij te medha, plot e perplot.
Ne arkiv kam mundur te gjej vetem nje leter procesverbal te firmosur dhe vulosur nga drejtori i bibliotekes ne Elbasan, N. Baholli, ne date 6 dhjetuer, 1945 ku shkruhet se “Mora ne dorezim prej Mahir Domit dhe Nazmi Fagut ne dorezim te gjithe librat e shenueme ne keto 4 lista per me i ruajtur ne biblioteke. Shtoj se librat e siperpermdneur jane te te ndjerit Sotir Kolea”. Ky procesverbal mban nje liste me 265 tituj, pjesa me e madhe libra te autoreve te huaj per Shqiperine ne gjuhe te huaja, italisht, frengjisht, greqisht, latinisht, shqip etj.
Vdekja e Sotir Koleas nuk mbeti ne heshtje nga miq, me te cilet ai punoi per nje kohe shume te gjate. Mbetet mjaft domethenese nje leter proteste per mosperfilljen e vdekjes se Sotir Koleas, drejtuar gazetes “Bashkimi", ne 9. VII. 1945 nga Aleksander Xhuvani. Mes te tjerave, Xhuvani shkruan “…. E verteta âsht se S.Kolea jo vetem nuk u-çmue si duhej gjate jetes se tij plot me aktivitet e patriotizem, por as nuk i u-bane nderimet e duhuna ne vorrimin e tij. Tue lane me nj'ane te shkuemen e tij patriotike dhe gjithe pune e studim per gjuhen shqipe, Sotir Kolea ka qene, si dihet, per nji kohe te gjate Drejtor i Bibliotekes Kombetare, te cilen e rregulloi si âsht mâ mire, kujdesej per tê me te madhe dhe e ruente si servèr i vertete, qe te mos prisheshin e te mos humbisnin librat e saj. Me gjithe ketê, ne kohe te Ministris s'Arsimit Faik Shatkos u-qit jashte nga Biblioteka, pse kishte individualitet ne detyren e tij te ndergjegjsheme e nuk bante dallkaukllek, pa i u-shfaqe asnji falnderim per punen me zemer qe bante per Biblioteken. Me qene se nuk e kishte mbushe kohen e duhun per pension, i dhane mbasandaj nji rroge te vogel jetike, 275 fr. ne muej, me te cilen me zi e qiste jetesen….Por populli i Elbasanit, ne mes te cilit jetoi kaqe vjet dhe ja çmoi virtytet e tij te nalta, e nderoi sa s'bâhet ne banesen e tij te fundit. Jeta e Kolese âsht nji varg i papreme aktiviteti ne fushe t'atdhetarise e te lavrimit te gjuhes. Te pake jane ata qe e dijne jeten e ketij njeriu me karakter dhe individualitet, te ketij patrioti te kulluem e lavrimtari te madh te gjuhes, sikurse duket nga Fjalori i nga morija e madhe e doreshkrimevet qe ka lane; jane te pake ata qe e kane njofte e çmue, se i ndyeri rronte i vetmuem, larg çdo reklame e dallkauklleku..”.
Kush ishte Sotir Kolea?
Sotir Kolea lindi ne lagjen “Gorice” ne Berat, me 4 shtator 1872 ne nje familje te arsimuar intelektuale dhe tregtare si femija i pare i avokatit Kristo Kolea, qe kishte punuar per nje kohe te gjate si keshilltar ligjor per Ballkanin i Monopolit francez te duhaneve ne perandorine otomane “La Regie Des Tabac”. U lind per te qene trashegimtar i pasurive te njeres prej familjeve fisnike me te vjetra e te shkolluara te Beratit, por jeta ne moshe shume te re i ndryshoi fatin.
Pas mesimeve te para, 9-vjeçar u vendos ne Manastir te xhaxhai, Ilia Kolea, qe punonte me tregti duhani dhe pasi mbaroi gjimnazin grek, u emerua nepunes ne degen e duhanit ne Oher. Prej aty u transferua ne Greqi, ne Dhrahma e Kavalla, ku punoi e jetoi ne vitet 1899-1902.
Me tej udhetoi ne Egjipt, ku duke punuar disa vjet me tregtine e duhaneve, iu perkushtua plotesisht jetes se stuhishme politike ne mbrojtje te çeshtjeve per pavaresine dhe mbrojtjen territoriale te Shqiperise.
Vetem 19 vjeç ai fliste 7 gjuhe te huaja: greqisht, turqisht, latinisht, frengjisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, spanjisht, te cilave me vone, do t’u shtoheshin gjuhet angleze, arabike dhe malgashe, plot 10 gjuhe. Pa mbushur 20 vjeç, u bashkua me levizjen e patrioteve shqiptare per pavaresi. Ne vitin 1911 zgjidhet sekretar i shoqates “Bashkimi” ne Egjipt dhe per 15 vjet nga fundshekulli 19 dhe 10-vjeçari i pare i shekullit XX, dallon per kontribut aktiv per arritjen e Pavaresise se Shqiperise, organizon dhe drejton shoqata atdhetare ne emigracion, polemizon me politikane europiane per çeshtjet kombetare etj.
Ne vitet 1912-1920 le menjane punet e veta private dhe angazhohet ne sherbim te kombit. Kolea perfshihet ne projektet diplomatike dhe publicistike pas pavaresise ne ndihme te sherbimeve diplomatike, perfaqeson kombin ne dyert e kancelarive te Europes. Ne 1913 eshte nder organizatoret e Kongresit te Triestes. Ne protesten drejtuar Presidentit te SHBA, date 13 maj, 1913, Kolea shkruan: “Te sakrifikosh Vloren, do te thote te besh iluzore pavaresine e Shqiperise dhe te vesh ne rrezik ekzistencen e popullit shume te vjeter shqiptar”. Ne vitin 1914, pas takimeve ne Brindisi dhe Lece, (Itali) me rrethet e patrioteve shqiptare, Kolea vendoset ne Lozane (Zvicer) ku ne 1915 drejton ne gjuhen frenge gazeten “L,Albanie”, e njohur per meritat e veçanta pasi njohu lexuesin e huaj me problemet e kombit shqiptar.
Si publicist e gazetar mbrojti integritetin territorial te vendit dhe luftoi per forcimin e ndjenjes kombetare edhe ne gazetat “Besa”, “Dielli”, “Leka”, “Shekulli i ri”, etj. Jane shume artikuj te Koleas ku del hapur ne mbrojtje te interesave te Shqiperise kunder copetimit. Mban daten 29 qershor, 1919 promemoria qe Kolea i drejton poetit italian, D’Anuncio, ku i ben thirrje ndergjegjes se poetit dhe artistit qe te pengoje etjen pushtuese te Italise: “Si mundet qe nje poet i etur per te verteten dhe te drejten nuk e ka ngritur ende zerin e vet te fuqishem per te protestuar kunder atentatit qe burra shteti te verbuar nga synime te uleta, te mendojne kunder pavaresise dhe teresise se nje vendi te vogel e ne gjendje te veshtire..?”.
Me 26 mars, 1920 Kolea akuzon ne nje artikull Kryeministrin e Italise, Nitti, per manipulimin e shtypit italian rreth te vertetes se sjelljes se Italise ndaj Shqiperise.”… Po djegia e Hormoves, Cervenit, apo Podgoranit, si dhe gjithe ato trimeri dhe barbarizma te karabiniereve tuaj, per te cilat gazetat tuaja nuk thone asnje fjale, mos valle edhe ato hyjne ne kategorine e “cose non vere”?… Komploti i heshtjes nuk mund te ndryshoje asgje ketu. Ndergjegjja universale e ka formuar tashme mendimin e vet dhe nuk i lejohet askujt, aq me pak shqiptareve, qe te kene dyshime se si qeveria italiane e kupton te verteten dhe drejtesine”.
Zgjidhet anetar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Parisit dhe ne Keshillin Administrativ franko-shqiptar ne Paris. Ne 1920 qeveria e perkohshme e Vlores zgjodhi mes anetareve te delegacionit shqiptar ne Konferencen e Londres edhe Sotir Kolean si aktivist i shquar patriot i kolonise shqiptare te Egjiptit. Por ai nuk vajti per shkak te mosbesueshmerise personale per disa nga pjesemarresit ne delegacion dhe kerkoi qe delegacionin ta kryesonte princi Fuad i Egjiptit, princ me origjine shqiptare.
Ne bindjet e veta, Kolea i qendroi besnik idese se “interesat ne loje jane kolosale” dhe se perçapjet e qeverise se Vlores nuk do te mund te kene sukses per sa kohe qe ne krye te delegacionit shqiptar, nuk do te kete nje personalitet me influence diplomatike”, siç mund te ishte mbreti me gjak shqiptar i Egjiptit”. Ne periudhen e trazuar politike pas shpalljes se pavaresise, Kolea kishte bere te vetin mendimin se “asnje i huaj nuk mund te beje per Shqiperine ate qe mund te bejne ata qe kane origjine shqiptare”.
Pas vitit 1920, duke kuptuar mosmarreveshjet e medha te forcave te ndryshme politike shqiptare mes tyre, etjen per pushtet te gjithsecilit, i lodhur dhe i zhgenjyer, Sotir Kolea i kushtohet jetes private. Ne nje leter drejtuar mikut te tij, Mit’hat Frasherit me 25 mars 1920, Kolea shkruan se “kam frike se do na mbetet zakon ne kete te lumtur Shqiperi se gjithe qeverite qe shkuan gjer me sot, hengren, pine, lane duart e dolen”.
Ne kete periudhe largohet ne Madagaskar, e me pas, ne Marseje (France) ku merret me tregti. Ne 20 dhjetor 1927 me nje leter, Mit’hat Frasheri i njofton i pari vendimin e Keshillit te Ministrave, qe emeronte Sotir Kolean drejtor te Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar. “Jeni emnue drejtuer i Bibliotekes Kombetare. Nisuni. Ministri i Arsimit, Xhafer Ypi”, shkruhet ne telegramin derguar nga qeveria shqiptare, Sotir Koleas, ne janar 1928.
Ne vitet 1928-1945 kontribuon ne zhvillimin e vlerave kulturore kombetare dhe vetjake. eshte merite e tij ngritja e Muzeut Kombetar, venia ne baza shkencore dhe pasurimit te fondit te librave dhe dokumenteve me vlera te veçanta kombetare te Bibliotekes Kombetare si drejtor. Nga 4.000 qe ishte numri i librave ne Biblioteken Kombetare ne janar 1928 kur mori detyren dhe deri ne 1937, kur mbreti Zog e nxori ne pension, Kolea shtoi fondin e librit me 14.000 tituj te rinj, botoi periodike te shumte vjetore mbi veprimtarine e bibliotekes me pershkrimet perkatese bibliografike te shume veprave me interes per studime.
Kolea ka merita te veçanta per mbledhjen e dokumenteve te rendesishme me vlera historike, nder te cilat, prezantimi i pare per doreshkrimin e Koste Beratit, historise se origjines se flamurit kombetar te ngritur ne Vlore me 28 Nentor 1912, zbuloi dhe mblodhi dokumente per Skenderbeun, te dhena bibliografike per Shtjefen Gjeçovin, Vruhon, Vreton, Nolin, Shiroken etj., fondet qe jane sot pasuri kombetare fale punes se tij. Kolea beri mjaft kerkime ne biblioteka te huaja per dokumente me vlera historike dhe kulturore per Shqiperine.
Nen kujdesin e tij, Muzeu Kombetar u be qendra ku nisen te grumbulloheshin objekte te vjetra historike dhe ai vete, nje nder luftetaret me te vendosur per mbrojtjen e tyre nga arkeologet e huaj, qe moren jo pak vlera dhe zbulime arkeologjike ne Butrint, Apoloni, Lezhe, Shkoder e gjetke.
Me 1937 Sotir Kolea u nxor ne pension dhe koha per te mori kuptimin e punes per organizimin, perpunimin, botimin e gjithe kerkimeve dhe studimeve te nisura qe ne rini ndaj vendoset ne Elbasan, qytet ku jetonin nje grup studiuesish te njohur te gjuhes si Xhuvani, Shuteriqi, Nosi, Floqi etj. Ne 1943, zgjidhet anetar i Institutit Mbreteror te Studimeve Shqiptare, krahas emrave te njohur ne boten intelektuale si: Nikolla Lako, Hasan Dosti, Vicenco Prendushi, Odhise Paskali, Kristo Kono etj.
Puna me e madhe, me e plote studimore mbetet hartimi i 5 fjaloreve, ku me kryesori ai i gjuhes shqipe, ende i pabotuar, per te cilin punoi qe nga viti 1905 e deri ne fund te jetes duke perdorur metoden e krahasimit per çdo fjale te shqipes me fjaloret me te medhenj te botuar ne gjuhet greke e frenge. Gjate 30 viteve punoi per hartimin e fjalorit Shqip-Frengjisht, nje per Orientalizmat, qe jane jo te pakta ne gjuhen shqipe. Nga 1909 ne Aleksandri dhe deri ne 1915 ne Lozane, Kolea hartoi fjalorin Shqip-Greqisht, me 68.963 fjale, qe gjendet si doreshkrim, nje tjeter per Shqip-Turqisht etj. Studiues me disipline te forte pune, ka lene Fjalorin e Botanikes, veç doreshkrimeve me studime per etnografine, zbulimin e Butrintit, toponomastiken e Shqiperise etj.
Kontributi i Koleas ka peshen e vet te madhe ne zhvillimin e disiplinave shkencore shqiptare si leksikografi, folkloristike, shkencave te natyres etj. Te gjitha ne doreshkrime te shumta, qe ndodhen sot ne Arkivin e Shtetit ne fondin “Kolea”, nje nga me te medhate, qe eshte perdorur nga shume studiues. Ne vitin 2002 ne 90-vjetorin e Pavaresise, Presidenti Alfred Moisiu dekoroi Sotir Kolean me urdhrin "Naim Frasheri" i Arte.