SpaceX targeton Token pas nje jave ne stacionin orbital

SpaceX targeton Token, pas nje jave ne stacionin orbital
Pais ka kaluar një javë në stacionin ndërkombëtar të hapësirës (ISS) anija e kompanisë Dragon pjesë e projektit SpaceX po kthehet sërish në Tokë. Pajisja pa emër u lirua nga platforma orbitale të enjten dhe është duke targetuar një ulje në Kaliforni. Dragon bëri histori të premten e shkuar duke u bërë e para kompani që lëshon privatisht një anije për të vizituar platformën orbitale. Ajo mbajti një ton e gjysmë ushqime dhe furnizme të tjera për ISS. Misioni i tanishëm është menduar si një demostrim i shërbimit të mallrave SpaceX i planifikuar për të nisur në stacion.

Firma ka një kontratë 1.6 miliardë dollarëshe me agjencinë amerikane NASA në prije të një rimarrje të anijes nga Oqeani Paqësor. ‘Është një fazë shumë e vështirë e fluturimit. Vetëm pak vende e kanë bërë këtë më parë dhe ne s’po e marrim me lehtësi’- tha drejtori i misionit SpaceX, John Coulurlis.

Projekti i Dragon pritet të prekë ujin në 16:44 të ditës së sotme. Qasjet e më vonshme parashikojnë edhe shërbime transporti dhe ekuipazhi, madje kompania dëshiron që SpaceX të shndërrohet në një taksi për astronautët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama