Shkencëtarët e mjekësisë-ligjore në Spanjë kanë bërë të ditur planin për kërkimin në një manastir në Madrid për trupin e shkrimtar të mirënjohur të shekullit XVII, Miguel de Cervantes.
Një radar do të përdoret për të lokalizuar mbetjet e autorit të Don Kishotit. Ekspertët thonë se puna për skanimin, zhvarrosja dhe analizimi i gjetjeve priten të zgjasin disa muaj. Cervantes, i cili vdiq në varfëri në vitin 1616 është konsideruar një prej figurave letrare më të rëndësishme të Spanjës. Ai njihet si babai i novelës moderne. Libri i tij “Don Kishoti i Mançes” është një ndër librat më të lexuar dhe më të përkthyer në planet.
Nga të dhënat thuhet se ai ka vdekur më 22 prill 1616 dhe është varrosur një ditë më pas në një manastir. Por vendi i saktë i varrimit nuk dihet. Shkencëtarët thonë se mbetjet e një manastiri të vjetër është në fokus të kërkimeve. Kostoja e operacionit është 100 mijë euro.