Spanje palester per nudiste

Spanje, palester per nudiste
Në Spanjë, pronari i një palestre ka marrë një nismë unike në llojin e vet. Ai ka vendosur që ta kthejë palestrën e tij në një vend për nudistët. Kushdo që do të bëjë stërvitje lakuriq, mund të shkojë në palestrën e Merche Laseca, i cili ka thënë për BBC se nuk është nudist vetë, por këtë gjë e ka bërë vetëm për para. Të bësh stërvitje zhveshur megjithatë, nuk është detyrim. Kjo nismë nuk ka shkaktuar shumë entuziasëm, pasi ditën e parë kanë shkuar vetëm katër persona. Megjithatë, pronari i palestrës nuk është shkurajuar dhe është gati që të ofrojë edhe leksione për joga. Natyrisht, nudo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama