Spartak Braho ne zyren e serverave te Tatimeve. PD U manipuluan te dhenat tatimore (Video)

Spartak Braho ne zyren e serverave te Tatimeve. PD: U manipuluan te dhenat tatimore (Video)

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit në Tv News 24 tpamjeve të ndërhyrjes në sistemin elektronik të Drejtorisë së Tatimeve. Sipas saj pamjet e publikuara, zbulojnë skemën korruptive me të dhënat tatimore.

“Pamje që nuk kanë shumë nevojë për koment, por që vërtetojnë denoncimet dhe shqetësimin e ngritur nga Partia Demokratike, për një shkelje të paprecedentë në historinë e shtetit, në një zyrë të rëndësishme publike. Skema është e qartë. Manipulimi i të dhënave tatimore, ndërhyrja në listën e gjobave të biznesit, është bërë nën kujdesin e veçantë dhe nën mbikqyrjen e krerëve të mazhorancës Rama-Meta. Krerët e mazhorancës, urdhëruesit e këtij aksioni ilegal, e kanë ndërtuar mekanizmin për të bërë të mundur që bizneset të reduktojnë, ose zerojnë gjobat e tyre në sistem, në mënyrë që paratë t’i derdhin në xhepat e shefave të shumicës”, tha Tabaku.

Sipas PD-së kemi të bëjmë me një krim të rëndë, një korrupsion në nivelin më të lartë të mundshëm, përmes një skeme të mirëorganizuar, ku përfshihen njerëzit e besuar të Ramës dhe Metës.

“Kjo është arsyeja pse mazhoranca refuzoi ngritjen e komisionit hetimor të propozuar nga opozita, duke e shumëfishuar shkeljen dhe paligjshmërinë e tyre. Milionë të dhëna tatimore janë zhdukur  në mesin e nëntorit të vitit të shkuar, dhe kjo ndodhi pas ndërhyrjes që grupi i Rama-Metës bënë natën, në errësirë, në ditët e pushimit zyrtar”, tha më tej Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë e institucionalë derisa të dalin në pah përgjegjësit dhe përgjegjësitë e kësaj shkeljeje të rëndë.

Spartak Braho në zyrën e tatimeve

Në pamjet filmike të siguruara nga televizioni “News 24″ vihen re qarte lëvizjet që janë bërë në zyrën e serverave të Tatimeve nga data 15 deri në datën 17 nëntor 2013. Në video shihet Ermal Beqiri në zyrën e Drejtoreshës së Tatimeve Briselda Shehaj, deputeti Spartak Braho si dhe grupi i Auditit. Grupi i Auditit ka qëndruar dy herë nga 12 orë në zyrën e serverave. Qeveria pretendon se të dhënat janë zhdukur para datës 15 nëntor dhe se ky grup është çuar për të hetuar zhdukjen e të dhënave.

Më datë 15.11.2013, rreth orës 10:20, drejtoresha e Përgjithshme, zonja Briseida Shehaj, ka hyre në dhomën e serverave së bashku me një person tjeter. Në orën 09:50, në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme ishte paraqitur zoti Ermal Beqiri, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Spartak Braho. Në orën 10:18, drejtoresha e Përgjithshme bashkë me zotin Beqiri, janë futur në dhomat e serverave. Në orën 16:15, drejtori i IT, Renald Rista ka zhvilluar një takim në zyrën e drejtores së Përgjithshme me zotin Ermal Beqiri.

E kontaktuar nga televizioni në fjalë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve  Briselda Shehaj shprehet se të dhënat e denoncuara të zhdukura nga serverat nuk kanë humbur dhe janë rikthyer përsëri. Ajo thekson se personat që shfaqen në video kanë autorizim për të hyrë në ambientet e Drejtorisë së tatimeve.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama