Spartak Ngjela ka reaguar ashpër për shfaqjen e disa fotove të Enver Hoxhës në 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Sipas tij, Rama dhe Meta po provokojnë rëndë shqiptarët.
“Fundin e tij me turp, pa varr dhe si i përbuzur dhe i flakur si mbeturinë nga historia përgjithmonë, Enver Hoxha e ka pasë krijuar vetë, kur veproi me egërsi antihumane që të mbytte me gjak shoqërinë shqiptare; kur me tension ligësie kërkoi që të shuante historinë e Shqipërisë nëpërmjet izolimit antihuman të saj, dhe, kur me gjakftohtësinë e një krimineli nekrofil vrau të gjithë intelektin e kombit, dhe, bashkë me ta, edhe të gjithë bashkepunëtorët e tij. E atëhere, pse Meta, Rama dhe ky Koço Kokëdhia po kërkojnë me ngulm të luajnë me ndjenjat e shqiptarëve kur, në një menyre apo një tjetër, me çdo kusht duan ta bëjne fotografinë e Enver Hoxhës një gjë të zakonshme në Shqipëri?
Sepse, ose janë naivë që dashurojnë krimin; ose janë krimi vetë që kërkon t’iu imponohet shqiptarëve. Askush nuk e pranon rastësinë si alibi për një qëllim të lig. Alibia e “rastësisë” së Ramës, është filozofi hajdutësh, që s’e ha njeri në Shqipëri. Por, le të vazhdojnë, shqiptarët nuk do t’i falin kur t’i përmbysin pikërisht për këtë, se këta nuk do të kenë më as president, as prokuror, dhe as kryetar Kuvendi që t’i mbrojë…
A e dini ju zotërinj që personi që del në publik me fotografinë e Enver Hoxhës, dënohet penalisht sot në Shqipëri? A e dini ju se penalisht dënohen edhe në Gjermani dhe në Itali, ata që publikisht mbajnë fotografinë e Hitlerit e të Musolinit? Ku është pilicia shqiptare, pse i lejon? … Pse s’flet pilivesa Tahiri?
Sepse s’kanë asnjë lidhje me historinë, sepse nuk e kuptojnë dot që ai që s’ka paguar faturat e energjisë elektirike nga varfëria, nuk ka bërë asgjë në krahasim me pleqtë kriminelë të Enver Hoxhës, që po mbajnë fotografinë e tij, pasi, ata vetë, për 12 000 lekë të vjetra rrogë në muaj, kanë vrarë me duart e tyre bashkëluftëtarët e tyre të ndershëm. A e dini ju se, populli, po të dojë e ngre vet një figurë historikë, ashtu sikurse ka të drejtë që të ndëshkojë çdokënd që kërkon që, patologjikisht, të kënaqet me fyerjen që mund t’i bëhet një populli pikërisht pse ky popull ka tërhequr zvarrë dhe e ka lënë pa varr, pa histrori dhe pa emer Enver Hoxhën, diktatorin më primitive të historisë së Europës”, thotë Ngjela.