Spektri

Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushur me shitësa ambulantë të të gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte se çfarë mrekullie do të ishte, sikur ndonjëri prej ambulantëve të vegjël rom, të ulërinte duke ekspozuar Vana B.

Shikojeni këtë alamet cope, kush kërkon ta blejë?

Sa të kushtonte do ta blija, mërmëriti ai, pa ia ndarë sytë tjetrës, teksa i afrohej me ecjen e saj mospërfillëse e nerva-shkatërruese. Kishte rënë keq me Vanën pas asaj darke nën vrushkujt e tërbuar të shiut, që sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetëtimat e një pas njëshme, si copëra limoni mbi peshkun në pjatancë. Ishte goditur drejt e në tru nga vështrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtë e as i ngrohtë, i padeshifrueshëm, dhe gjithë asaj darke, pati patur dëshirën e marrë të zgjaste pëllëmbën e ti përfshinte gjinjtë e saj as të mëdhenj dhe as të vegjël, ato gjinj si domate eksporti, me peshë e formë ideale, për ti shtrydhur ngadalë, duke kundruar thithkat e tyre të ngritura lart. Mirëpo, kuptohet, asgjë e kësaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si një frikkacak dhe tinzar tipik, e kishte bërë realitet dëshirën nja një javë më pas në ëndërr.

* Mirëmëngjes! - e përshëndeti Vana B. duke e puthur lehtë në faqe e duke mbledhur me kujdes fudnin e nguhstë rreth kofshëve, teksa ulej bri tij.

* Si nuk i bërë njëherë punët tamam një e nga një!- psherëtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndërkohë që Vanës i qeshën sytë djallëzisht.

* Nuk ësnhtë as vendi dhe as personi adapt për të bërë atë punë shtruar!-, ia ktheu qetësisht, pastaj, si porosity një lëng limoni hodhi këmbën një mbi një, gjithë me kujdes, që të mos i zbuloheshin kofshët e bukura më shumë nga çduhej dhe ndezi një cigare. Një cigare të bardhë dhe të hollë si gishtërijntë e saj.

Erioni u bë shpërfillës në fytyrë. I bëri shenjë një ambulanti të vogël se nukdëshironte të blinte cigare, pasatj iu kthye tjetrës.

Ti, mund të më refuzosh ditën, por natën je totalisht e imja, me gjithë seks, lecka e komça bashkë! Vetëm ta shohësh veten se si e bën atë punë.!

Vana u shkri. Ra mbi tryezën e vogël, duke e mbuluar atë tërësisht me kaçurrelat e saj të zeza e të dendura dhe pyeti gjithë kuriozitet:

Pa hë! Si jam?

Erioni u mendua një hop pa ia ndarë sytë. Dukej sikur nuk donte të fliste për atë film tejet personal, të parë e stërparë vetëm prej tij, mirëpo diçka ia zbuti vështrimin dhe ai ia nisi rrëfimit me sytë tashmë të hedhur nga rruga, ku njerëzit ven e vinin nga të gjitha drejtimet në një kaos të plotë.

-Mbrëmë po hanim darkë të dy. Ishim në një restorant të çuditshëm, me muzikë dhe klientë e kamarierë...

-E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!...

E shqiptoi këtë fjali mospërfilëse, pa ia ndarë sytë Erionit, mirëpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i këputi një të puthur të mirë mu në cep të buzëve të saj të plota me dhëmbët e bardhë të dalë paksa përpara, një të puthur që e bëri gri Vana B-në dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sëmuri për parkison, derisa i dridhej në atë farë feje gota me lëng portokalli në dorë.

Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nën zë Erionit, duke fshirë buzët me shpinën e pëllëmbës së saj hollake.

-Ti, qënke fare idiot!

Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombëtar, kuq e zi! E skuqur, me flokët pis të zeza dhe me gjinjtë e plotë, që i hidheshin nga rrahjet e zemrës lart, ishte një Vanë tjetër, ajo e zemrave.

Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Siç i rrinte mendja Jezuit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra aq seksi e magjike.

-Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numur tre, me një thithë të plotë...

Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!

-Mos ke pirë? - nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkooli, i bën, ti, dëm atij!...

Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmë i qenë ndezur motorët.!

-...Kurse kofshët i kishe të lëmuara. Pa asnjë qime e pa pikë yndyre. Po gjëja më e mirë ishte beli yt. Unë nuk kam provuar bel më joshës! Të hynte e të dilte nga pëllëmba, si me magji! Lëvizte gjithë kohën si kushinetë!...

Vana B. u trishtua befas. Filloi të vizatojë me gisht në suprinën e tryezës, pastaj pyeti befas:

-E bëmë, si përfundim atë punë?

Mori si përgjigje një PO të thatë, pa pik emocioni.

-Si isha?

-E shlëlqyer! E ngushtë, rënkoje lehtë, i mbaje sytë mbyllur dhe kërkoje mamin gjatë kryeres së aktit...

Vanës iu varën disa fije rricash anash faqeve të kërcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.

-Po flokët deri ku më arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetëtimthi se ai nuk e kishte parë kurrë me flokët të lëshuar.

-Deri te kërthiza, -ia ktheu Erioni.-Më kujtohet mirë, sespe u detyrova të t'i hap flokët, kur desha të të thithja gjinjtë!...

Vana B. heshti një hop pa ia ndarë sytë e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojën aq joshëse e artikuloi:

-Atëherë, çkërkon tani prej meje?! Tek unë ty të shtyu kurioziteti. Në ëndërr, ti, i ke parë të gjitha. Të betohem! Unë jam krejtësisht ajo, që, ti ke parë e prekur në ëndërr!..

Dhe sakaq ishte në këmbë me çantën e hedhur në sup.

-Po të mos kishe hyrë në këto hollësira, mbase do të bënim diçka. Me atë mendje erdha. Tani nuk ka më kuptim!-tha dhe iku gati duke dënesur. Fill pas këtyre fjalëve

ndodhej në rrugë. Ecte ngadalë, me vithet e kërcyera, që i vallëzonin lehtas, tamam si në ëndërr...


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama