Drejtoresha e përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, u shpreh gjatë një emisioni televiziv, se është ngritur një grup ndërministror për të shqyrtuar abuzimet që mund të kenë ndodhur me importin e cigareve dhe karburanteve. Gjatë 2-3 muajve të fundit të vitit 2013 ka patur një shtesë të importit të duhanit dhe karburanteve, për shkak të njoftimit të rritjes së akcizës prej 1 janarit 2014. Tregtarët kanë përfituar të importojnë deri në dhjetor 2013 sasi të mëdha të cigareve dhe karburanteve, për t’i shitur në ditët e para të janarit me çmime më të lartë.
“Eshtë ngritur një taksë forcë për t’u marrë me këtë çështje, nga shitësi final, deri të grosisti”, tha Spiropali. Sipas saj, po shikohen të gjitha hapësirat për të trajtuar problemin. Duke folur për punën e doganave dhe ndikimin e politikës, Spiropali u shpreh se, në momentin që ka zgjedhje gjërat kolapsojnë. “Jemi në kushtet e një emergjence”, nënvizoi drejtoresha e Doganave, duke premtuar një rritje të mirëadministrimit dhe shtim të të ardhurave.