Spitalet ja tarifat e reja qe do paguhen per ekzaminimet

Spitalet, ja tarifat e reja që do paguhen për ekzaminimet
Kështu një pacient që nuk është i siguruar, por edhe të sëmurët që paraqiten në spital pa rekomandimin e mjekëve të familjes, do të duhet të paguajnë për gjithçka. Që nga analiza më e thjeshtë e gjakut e deri te ndërhyrjet kirurgjikale. Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", publikon tarifat për të gjitha ekzaminimet. Të gjitha të ardhurat që do të vilen nga kjo gamë e gjerë analizash do të përdoren për investime në infrastrukturë, pajisje dhe ilaçe. Gjithçka e bën me dije kreu i QSUT, Ilir Dashi. "Janë 30% e këtyre të ardhurave që do të shkojnë për investime në infrastrukturë dhe 40 % për mallra, kryesisht për medikamente. Aktualisht, me këto të ardhura janë bërë investime me një kosto të konsiderueshme, pikërisht, blerja e llambës së një skaneri i cili nuk funksiononte, shtrati i aparaturës së kobaltit te Spitali Onkologjik dhe riparime ambientesh", shprehet  Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Sipas tij, këtë vit për herë të parë do të ketë një mënyrë të re të furnizimit të pavijoneve me barna, sipas kërkesave që ata kanë. "Në fillim të këtij viti, çdo pavijon ka marrë një formular ku do të plotësojë barnat bazë që i nevojiten, si dhe nevojat më urgjente që ka në aparatura dhe në investime. Kërkesat e tyre do të plotësohen me paratë e grumbulluara nga buxheti i shtetit, por edhe nga të ardhurat dytësore", thekson Dashi. Nga sa përcaktohet në rregulloren e këtij viti, shefat e pavijoneve kanë pasur për detyrë të hartojnë listën e medikamenteve më të rëndësishme. Ndërkohë, me të ardhurat dytësore do të përballohen kërkesat urgjente për medikamente dhe materiale mjekësore. Po kështu në projektet e Drejtorisë së QSUT-së janë edhe një sërë investimesh në infrastrukturë. Për këtë të fundit aktualisht është hartuar një plan-veprimi, i cili do të zbatohet si në territoret e brendshme të pavijoneve, ashtu edhe jashtë spitaleve. "Kemi hartuar planin e veprimit të investimeve në infrastrukturë, me zbatimin e tij QSUT-së do t'i jepet një tjetër imazh ambientit spitalit, dhe funksionimi do të jetë i rregullt duke përfshirë këtu parkingje, ambiente të gjelbëruara etj", ka nënvizuar Dashi. Sipas tij, ky plan-veprimi, do të nisë të realizohet duke përdorur një pjesë të të ardhurave dytësore dhe buxhetin e parashikuar për këtë vit.

Sistemi i referimit

Futja e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore nuk lejon më që pacientët të mos zbatojnë sistemin e referimit. Në rast se e bëjnë këtë duhet të paguajnë shtrenjtë shërbimin shëndetësor. Kështu nga janari i këtij viti  spitalet kanë nisur të funksionojnë ndryshe  dhe nuk po  luajnë më rolin e poliklinikave të lagjes. Mjeku i familjes ka nisur të  rikthehet në hallkën më të rëndësishme të sistemit. Pra për të bërë një vizitë në spital apo për të marrë ndonjë shërbim tjetër, më parë duhet të marrësh rekomandimin e mjekut të familjes.

Tarifat e ekzaminimeve radiologjike

Ekzaminimi    çmimi
Rentgenoskopi toraksi    500
Rentgenoskopi stomaku     500
Rentgenografi tomaku seriog    500
Rentgenografi gastro-intensinale    500
Rentgenografi gastro-intensinale seriog    500
Rentgenografi vertebral në 1 proj     300
Rentgenografi e gjithë kol. Vbertebrale    700
Rentgenografi e kokës     500
Radiografi panoramex    800
Irrigoskopi+grafi    500
Urografi intraven kont 60%    800
Urografi intraven kont75%    1000
Cistografia miksionale    800
Rentg. Të ndryshëm 1 proj    300
Kolecistografia orale    500
Tomografia (3 shtresa)    1500
Ekografi    1000
Ekografi të ndryshme me print    1500
Radiografi thoraxi    500
Hysterosalpinografi     1500
Kolposkopi    2500
Çdo seancë fizioterapie    500
Mamografia     1000
Fibrobronkoskopi    4500
Fibrogastroskopi    4500
Fibrokolonoskopi    4500
Rektomanoskopi    1500

Tarifat për analizat e laboratorit klinik-biokimik

Analiza     Çmimi
Gjak kopmpet    500
Urinë Komplet    200
Glicemia    300
Azotemia    300
Kratinemia    300
Bilirubinë totale    300
Bilirubinë fraksionuar    300
GGT    400
ALAT    300
ASAT    300
Fosfataza alkaline    300
LDH    300
CPK    300
Lipodograma    800
Proteina totale     300
Elektroforeza e proteinave     1000
Elektroforeza e HB    800
Na+K+    300
Kalcium total    200
Elektrolitet në gjak     900
Sideremi    300
S.G.P.T    300
S.G.O.T    300
Spermograma     500
Gaz analiza    300
PT    300
APTT    300
Fibronogjeni    300
Celula LE    500
Sekrecione nazale për eozinofile    300
Uricemi    300
HBA e glukozuar    700
TSH    1500
T3    1500
T4    1500
PSA    1500
CEA    1500
&FP    1500
Ferritinë    1500
Kortizoli    1500
LH    1500
FSH    1500
PRL    1500
DHEA-s    1500
Beta HCG    1500
Testeron     1500
Estradiol    15000

Tarfat për analizat e laboratorit Mikrobiologjik

Analiza    Çmimi
Kulturë sputumi    800
Hemokulturë    1500
Likidët Sterile    1500
Kulturat e Puseve    800
Sekrecionet vagianlepër kokë-Candida    1000
Sekrecionet vaginale tirkomonës    1000
Ekzaminim për leishmania    1000
Urokultura    800
Ekzaminimet për myk    500
Ekzaminimet per malarje     1000
Feccet për parazit    500
HbsAg    1500
Wright    900
Widal    900
Weil-Felix    700
Ekzaminimet për gonore    800
Spermokultura    800
Pus për antibiogram    300
Koprokultura    800
Sekrecione gryke për kokë    500
Sekrecione hundë, veshi për kokë    500
Sekrecione hunde për kandida     500
Tokso ig G    1500
Tokso Ig M    1500
Anti.antitoksoplazmë     1000
Anti. Anti-ekinokok    1000
Rubeolë Ig G    1500
Rubeolë Ig M    1500
C.V.M Ig G    1500
C.V.M Ig M    1500
Herpes     1500
Klamidia    1500

Tarifat e shërbieve kur kërkohen analizat përefekt doc në
Laboratorin Nikrobiologjik

Analiza    Çmimi
Anti HIV 1+2    1000
VDRL    1000
Anti HAV    1500
Anti HBC    1500
Anti HBS    1500
Anti HCV    1500

Neurokirurgji- neurologji

Ekzaminimi    çmimi
Elektro Encefalograma     2000
EEG e holetrit    1500
EEG e kompjuterizuar    1500
Aparati Dantec    1000
Blank Reflex    1000
Stimulim i përsëritur    1500
EMG    1000
EMG-EMB    1200
PEV    2000
PEA    2000
PES    2500

Alergologji-pneumoni

Ekzaminimi    çmimi
Provat respiratore    800
Provat funksionale repsiratore
me reversibelitet    1500
Provat e alergjisë    1000

Shërbimi i kardiologjisë
Ekzaminimi    çmimi
EKG    500
Prova e holterit    1000
Prova ushtrimore e biciletës    1200
EKO kardiake     2000

Tarifat për shërbimin e Flebiologjisë

Ekzaminimi    çmimi
Skleroterapi 1 seancë     1500
Flebectomi    2000

Tarifat për anatominë patologjike

Ekzaminimi    çmimi
Biopsitë të të gjitha llojeve    3000
Citologjitë    2500
Konsultat preparative histopatologjike    1500
Konsultat e strishave citologjike    1000
Konsultat nga blloqet    2000
Marrja e preparative për jashtë shtetit    1500
Marrja e blloqeve për jashtë shtetit     1500
Marrja e preparative dhe blloqeve
për jashtë shtetit    2500
Dhënia e dublikateve të përgjigjeve    200
Laboratori imunologjik

Ekzaminimi    çmimi
Antistrptolizat    1000
Ëaler -rose    1000
Gama-latex    800
Komplementi serik ch 50    800
Komplementi c3    800
Komplemnti c4    800
Inhibitori    800
Imunoelektroforeza    600
Proteinuri Bence-Jones    600
Krioglobulinat    800
IGG+IGA+ IMG    800
IGE totale     800
Proteina C reactive    900
Antit. Antiberth. Totale    900
Anti AND    800
Anti antiberth soluble    1000
Komplekset immune qarkulluese    1000
Fenotipizimi Limfocitar
Cd3,CD4, CD8, CD9,CD10    1500
HLA    1500

Tarifat e Laboratorit citologjik

Ekzaminimi    çmimi
Kariotip me banda G    4500
Kariotip me banda Q    5000
Kariotip me banda R    4500
Kariotip me bandaC    4500
Kariotip prometafizik me banda G    5000
Kariotip prometafizik me banda Q    5000
Kariotip prometafizik me banda R    5000
Kariotip prometafizik me banda C    5000

Transfuzioni i gjakut

Ekzaminimi    çmimi
Testi i Coombs indirect    700
Testi i cimbs direct    1000
Grup gjaku    500

zirina llambro
Nga : Gazeta Panorama

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama