Ministri i Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin në lidhje me spitalet, të cilat nuk përmbushin as 60% të kërkesave të pacientëve. Beqja në një bashkëbisedim me ekspertët dhe mjekët kardiologë kanë folur rreth shqetësimeve dhe kushteve të shërbimit në QSUT.
Vetëm në shërbimin e Kardiokirugjisë bëhen 1150 intevenet, kërkesat janë akoma më të larta. Shefi i shërbimit, Artan Goda, tha se deri më tani është operuar vetëm me urgjencat, duke shtuar se ky shërbim kërkon salla të furnizuara me aparatura e medikamente si dhe financim.
Fondi i sigurimeve të detyrueshëm të kujdesit shëndetësore prezantoi 6 paketat e kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë invasive.
Drejtori i Fondit të Sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, Astrit Beci, tha se institucioni do të monitorojë cilësinë e ofrimit të këtyre paketave.
Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve kanë prezantuar 6 paketat e reja për kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë invazive. Pacientët do të mund ta marrin këtë shërbim falas jo vetëm në spitalet publike, por për herë të parë edhe në spitalet private. Ministri Ilir Beqja, u shpreh se këto paketa do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave.
“Unë dua të them se çfarë do të bëjmë ne që këto paketa jo vetëm të jenë të realizueshme por si të plotësojmë atë boshllëk që u prezantua. Spitalet publike dhe private u pa qartë që nuk shkojnë më shumë se 60%. Dhe ne e krahasuam me vendet e rajonit, vende të përafërta me ne. Së pari garantoj se nuk do të ketë më materiale mjekimi që do të lënë për të dëshiruar. Së dyti, deri në fund të vitit vëmë në punë reaminacionin e spitalit “Shefqet Gjoni”. Është e sigurt se materialet e mjekimit për këtë vit janë 30 % më shumë. Në këtë fazë po programojmë fondet që një radiografinë ta zëvendësojmë dhe të vendosim një anglograf në Shkodër. Sepse është i rëndësishëm për shëndetin, një ndërhyrje më kohë pakëson pasoja të tjera, ne duam ta s’postojmë punën mbi të cilin është ndërtuar shërbimi shëndetësor nga sëmundja drejt shëndetit. Potencialisht është e pamundur të realizohet i gjithi, por këtë sipërmarrje do e ndërmarrim për ta realizuar në një pjesë të mirë të saj”, tha ministri Beqaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të të Sigurimeve, Astrit Beci, gjatë prezantimit të 6 paketave të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë invazive tha se shërbimet shëndetësore do të financohen në bazë të vlerës reale për t`u përdorur me efikasitet për nevojat e pacientëve.
Shefi i kardiologjisë në QSUT, Artan Goda, u shpreh se është rritur nevoja e kardiologjisë në krahasim me 10 vite më parë, ndaj hartimi i këtyre paketave do të sjellë cilësi në shërbimin ndaj pacientëve dhe përdorim me efekasitet të fondeve.