Studiuesi amerikan James O’Keefe, kardiolog, shprehet: Ushtrimet fizike, të cilat kapin nivele ekstreme, janë si një drogë e fuqishme. Brenda një limiti janë shumë të dobishme, por nëse abuzohet, performanca mund të ulet, dëmtohet zemra dhe shkurtohet jetëgjatësia. Studiuesit amerikanë kanë kryer një test krahasues mes personave që stërviteshin për gara të forta si maratona, çiklizëm në distanca të largëta, duke arritur në përfundimin se ushtrimet fizike të kryera në mënyrë të qëndrueshme e të rregullt sjellin avantazhe në shëndetin e atyre që ushtrohen, në krahasim me ata që kanë një jetë sedentare. Por studimi i rezultateve të atletëve ekstremë tregon qartë se këto efekte janë zvogëluar dhe i kanë lënë vendin agonisë.
Problemet vijnë si pasojë e shtimit të troponinës, një enzimë kardiake që çlirohet kur zemra është nën presion gjatë sforcove të tepruara dhe mund të ndodhë edhe këputja e fibrave muskulore të zemrës. Studiuesit thonë se mjaftojnë 15-30 minuta sport konstant në ditë për të përfituar avantazhet shëndetësore.