Vrapi, bicikleta apo aerobia
Te besh aerobi te rregullt per te pakten tre ore ne jave mund te rrise deshiren dhe kenaqesine ne mardheniet seksuale, si dhe duke kontribuar ne menyre te konsiderueshme luftimin e disfunksionit erektil.
“Steriliteti dhe disfunksioni erektil, ne fakt, jane te percaktuara edhe me sjelljen dhe stilin e jetes jo korrekte”, shpjegon Vincenzo Gentile, president i Shoqerise Italiane te Andrologjise.
Mendimit se te kryerit e aktivitetit fizik i ben mire edhe jetes seksuale, eshte konfirmuar edhe nga studim shkencor i realizaur nga kerkues italiane.
“Dihet qe aktiviteti fizik ben mire per jeten shendetsore. Deri tani eshte provuar se eshte nje faktor mbrojtes ne funksionin erektil, por kurre nuk eshte vleresuar potenciali dhe vlera e tij terapeutike”, shprehet Gentile.
“Sipas rezultateve te ketij studimi, eshte e mjaftueshme te djegesh rreth 1500 kalori ne jave, duke bere vrap, ushtrime aerobike, biciklete, nje shetitje ne park ose duke notuar, per te qene i dobishem edhe nen carcafe”.
“Studimi konfirmon se kryerja e aktivitetit te rregullt fizik mund te permiresoje performancen e tyre seksuale. Edhe nje shetitje e mire me ritem te shpejte perreth 30 minuta ne dite, mund te sjelle deri ne fund te jetes mundesine per te patur mardhenie seksuale.
Kjo e dhene eshte pasoje direkte e asaj qe aktiviteti fizik ndikon ne arterie, duke perfshire edhe ato qe rregullojne qarkullimin e gjakut. Ushtrimi fizik neutralizon formimin e depozitave te yndyres dhe mbron arteriet duke vonuar plakjen.