Të mirat që vijnë nga ushtrimi fizik janë të shumta: luftojnë kapsllëkun, ndihmojnë diabetin, forcojnë kockat", thotë Italo Guido Ricagni, mjek sportiv. Mosha e vjetër lëviz me të vërtetë pak. Sipas një studimi të realizuar
nga departamenti i shëndetit, "Gfk-Eurisko", vetëm 13 për qind e moshës mbi 65-vjeçare merret me aktivitet sportiv.
"Të mendosh se duhen vetëm 30 minuta lëvizje në ditë për të përmirësuar shëndetin fizik dhe psikologjik, shpjegon Michele Carruba, nga njëra anë ushtrimet përmirësojnë humorin dhe besimin në vetvete, nga ana tjetër mund të krijosh shoqëri, duke qenë se vetmia është ajo që shqetëson moshën e tretë". Ja se çfarë këshillojnë ekspertët:
Duhet që ta filloni ditën me një shëtitje. "Ideale një miku, ose mikeshe, duke shkëmbyer mendimet. Kjo
shërben për të mbajtur ritmin e duhur", tregon Ricagni. "Është e këshillueshme që të përdorni edhe mjetin që mat rrahjet e zemrën. Kjo gjë shërben për të mbajtur nën kontroll dhe për të mos sforcuar një të moshuar.
Rrahjet e zemrës nuk duhet të jenë më tepër se 120 në minutë". "Aktiviteti fizik është një rast shumë i mirë për të
harxhuar energji, si për shembull kopshtari, i cili për gjysmë ore djeg 160 kalori.
Ndërsa aktiviteti fizik, nëse është i përditshëm, ndihmon shumë në shëndetin tuaj, duke mbajtur ekuilibrin e nevojshëm dhe duke luftuar osteoporozën". Burrat dhe gratë përdorin pjesë të ndryshme të trurit për të bërë të njëjtat punë. Këtë fakt e kanë zbuluar disa shkencëtarë amerikanë, të cilët kanë analizuar aktivitetin
trunor me rezonancën magnetike për imazhe.
Marre nga Gazeta Shqip