Ka startuar në mbrëmjen e djeshme në stacionin e ri Agon Channel emisioni investigativ dhe humoristik “Ça thu…?!” me protagonistë Saimir Kodrën, ish-drejtuesin e emisionit Fiks Fare dhe Gentian Zenelaj, ish-drejtuesi i Apartamentit 2XL. Në debutin e emisionit, ka marrë pjesë edhe prezantuesi i famshëm i emisionit të njohur italian “Strischia la notizia”. Emisioni i Kodrës që do të transmetohet nga e hëna në të premte nga ora 20 e 30.