Statistikat e UEFA-s/ Shqiperia peson shume faulle Abrashi kalon Xhaken

Statistikat e UEFA-s/ Shqipëria pëson shumë faulle, Abrashi kalon Xhakën

Kombëtarja shqiptare e futbollit u eliminua nga Europiani kryesisht prej golavorazhit jo favorizues ndaj ekipeve të vendeve të treta në grupe, por performanca e treguar nga kuqezinjtë la gjurmë në historinë e UEFA-s.

13493446_1200438246642173_624596347_oSipas disa statistikave të fundit të publikuara nga 'qeveria' e futbollit europian, Kombëtarja renditet në vendin e tretë për faullet e pësuara pas Polonisë dhe Turqisë, me 43 të tillë bashke me Italinë dhe Portugalinë.

Futbollisti që ngjitet në listën e më të vlerësuarve është Amir Abrashi. Mesfushori ndodhet i dyti për metrat e vrapuar në fushë (35112 metra), ndërsa vendi i parë mbahet nga çeku Vladimir Darida (37394 metra).

Futbollisti tjetër me origjinë shqiptare që renditet në këtë listë është Granit Xhaka me Zvicrën. Nga 10 futbollistë që janë pasqyruar në këtë listë, Granit Xhaka vjen i 9-ti me 34033 m të vrapuara në fushë.

Ndërsa skuadra që ka vrapuar më shumë është Italia e Antonio Kontes me 337,179 km. Kuqezinjtë e e De Biazit në këtë renditje ndodhen në vendin e fundit me 286.713 km.

Kombëtarja ndodhet në vendin e tretë për përqindjen më të ulët të mbajtjes së topit në fushë (42%), duke lënë pas Irlandën e Veriut (34%) dhe Islandën (35%), ndërsa ekipet që kanë dominuar në kontrollin e lojës janë: Gjermania 66%, Spanja, Portugalia 61%, Zvicra dhe Anglia me nga 58%.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama