Tirana ka shifrat në favor kundër Bylisit. Bardheblutë udhëtojnë drejt Ballshit me statistika në krahun e vet, pasi po u bëhen mbi tri vite e gjysmë (afërsisht) që nuk mposhten në "Adush Muça". Për herë të fundit bardheblutë kanë humbur në "Adush Muça" më 12 nëntor 2010, kur Bylisi fitonte falë golit të shënuar nga Endri Bakiu. Këtë ecuri skuadra do tentojë që ta ketë edhe këtë javë ndaj këtij kundërshtari. Madje domosdoshmëria e pikëve shtohet, pasi Europa vazhdon të jetë në rrezik. Ekipi i Ilir Dajës nuk e ka luksin që të hedhë më hapa falsë në këtë fazë të kampionatit, sidomos kur dihet që para vetes ka Kukësin dhe Teutën.
Por vështirësia rritet prej pozitave të ballshiotëve, të cilët ndodhen në vendin e parafundit të tabelës dhe vetëm fitorja do t'i shpëtonte këtë sezon.