Portugalia dhe Franca kanë mprehur "armët" e tyre për betejën e fundit, që do të shpallë edhe fituesit e "luftës" që u zhvillua këtë muaj. Janë dy të mbijetuarat e vetme në garën për fronin e kontinentit.
Por, para se të zbresin në fushë, ja cilat janë detajet që duhet ditur mes tyre. Nga lidhjet që kanë futbollistët kundërshtarë me njëri-tjetrin, te precedentët apo statistikat historike. Detaje që e bëjnë akoma më intriguese duelin e 10 korrikut...
Precedentët
- Franca ka bilanc më të mirë në duelet direkt me Portugalinë, pasi në 24 përballje totale ka fituar 18, barazuar një dhe humbur pesë.
- Franca i ka fituar të dhjeta ndeshjet e fundit kundër luzitanëve, më e afërta në shtatorin e vitit të kaluar, kur fatin e sfidës në Lisbonë e vulosi goli i Valbuenës. Ndeshja e fundit, në një kompeticion zyrtar është ajo e Botërorit 2006, kur "gjelat" siguruan finalen, pasi thyen rivalët me një gol të Zinedin Zidan nga pika e bardhë e penalltisë.
- Triumfi i fundit i Portugalisë ndaj francezëve daton plot 41 vite më parë, në miqësoren që përfundoi 2-0 në favor të tyre, pas golave të Nene dhe Marinjos në prill 1975. Kuriozitete mbi finalen e Europianit
- Fituesit nuk kanë pësuar gol në tri finalet e fundit të kompeticionit
- Finalja e fundit, që ka shkuar në kohën shtesë është ajo e EURO 2000, kur Franca mundi Italinë 2-1, fal "golden goal" të David Trezege.
- E vetmja finale e Europianit që ka shkuar me penallti është ajo e edicionit 1976, kur Çekosllovakia mundi Gjermaninë Perëndimore 5-3 nga pika e bardhë, pasi ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
- Kjo është hera e pestë që një finale për Kombëtare apo klube luhet në stadiumin "Stad de France". Katër të mëparshmet janë: * Brazil-Francë 0-3, (Kupa e Botës 1998)
* Real Madrid - Valencia 3-0, (Liga e Kampioneve 1999/ 2000)
* Kamerun - Francë 0-1, (Kupa e Konfederatave 2003)
* Barcelona - Arsenal 2-1, (Liga e Kampioneve 2005/06)
FAKTE - PORTUGALIA
- Fitorja në gjysmëfinale e Portugalisë kundër Uellsit 2-0, ishte e vetmja që arritën të mbyllin brenda 90 minutave. Gjashtë ndeshjet e fundit në Europian radhazi kishin përfunduar në barazim gjatë kohës së rregullt. Pesë në këtë edicion dhe tjetra në gjysmëfinalet e turneut të kaluar, kur u mundën nga Spanja me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.
- Në finalen e vetme që kanë luajtur në të shkuarën, portugezët u mundën 0-1 nga Greqia në EURO 2004, ku ishin edhe organizatorë të kompeticionit.
- Kjo është ndeshja e tretë e Portugalisë në stadiumin "Stad de France". Takimet e mëparshme kanë përfunduar me humbje, pikërisht 4-0 në prill 2001, 2-1 në tetor 2014, duke pasur si kundërshtar vendësit e Francës.
- Portugalia është duke marrë pjesë për të gjashtën herë radhazi në kampionatin europian dhe në të shtatën në total.
FAKTE - FRANCA
- Franca është e pa mposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit, duke fituar nëntë herë dhe barazuar një. E vetmja sfidë që nuk arritën të marrin maksimumin është barazimi 0-0 në grupe kundër Zvicrës. Humbja e fundit daton më 17 nëntor 2015, në miqësoren kundër Anglisë, që përfundoi 2-0.
- Franca është duke marrë pjesë për herë të pestë në finalen e një kompeticioni ndërkombëtar. Ata fituan tre të parat (2-0 kundër Spanjës në EURO 1984, 3-0 kundër Brazilit në Kupën e Botës 1998 dhe 2-1 kundër Italisë në EURO 2000), para se të humbisnin me penallti kundër Italisë, në finalen e Kupës së Botës 2006.
- Fitorja 5-2 kundër Islandës në çerekfinale, ishte ndeshja e 80-të e Francës në "Stade de France". Statistikat e tyre në këtë impiant janë pozitive, me plot 50 fitore, 20 barazime dhe 10 humbje. Ndërkohë, bilanci për ndeshje të zhvilluara për kompeticione të rëndësishme është akoma më i suksesshëm, pasi në gjashtë ndeshje në total, kanë fituar pesë dhe barazuar një.
E vetmja që përfundoi në ekuilibër është kundër Italisë, e vlefshme për Kupën e Botës 1998, të cilën më pas e fituan me penallti. Pra, në të gjitha rastet që ka luajtur në këtë stadium për turne të rëndësishëm, fundi ka qenë i lumtur për "gjelat". - Fitorja e Francës kundër Irlandës në 1/16-at e turneut, ishte e para në një fazë eliminuese të Europianit, që nga viti 2000 kur edhe u shpallën kampionë të kontinentit.
- Franca e vitit 1984 është një nga tre organizatoret e Europianit që arrin të fitojë kompeticionin, së bashku me Spanjën e vitit 1964 dhe Italinë e 1968. Lidhjet mes trajnerëve ose lojtarëve - Antoni Lopes është shok ekipi me Kristof Zhale dhe Samuel Umtiti tek Olimpik Lioni.
- Patris Evra ka luajtur me Nanin (2007-14) dhe Kristiano Ronaldon (2006-09) te Mançester Junajtid.
- Pol Pogba ka luajtur me Nanin (Mançester Junajtid 2011- 12).
- Morgan Shniderlin ka luajtur me Zhoze Fonten te Sauthemptoni (2010-15).
- Antoni Marsial ka luajtur me Mutinjon dhe Rikardo Karvajon te Monako (2013-15). - Elakuim Mangala ka luajtur me Zhoao Mutinjon (2011- 13) dhe Rikardo Kuaresmën (2014) te Porto.
- Përveç Lopesit, tre lojtarë të Portugalisë luajnë në klube franceze: Rikardo Karvajo dhe Zhoao Mutinjo te Monako, ndërsa Eder te Lila. Rafael Guerreiro e mbylli sezonin me Lorientin, para se të veshë fanellën e Dortmundit për edicionin e ardhshëm.
- Ronaldo dhe Pepe do të kërkojnë trofeun e dytë europian këtë verë, pas Ligës së Kampioneve, ku mundën në finalen Atletikon e Madridit.
- Adil Rami mund të fitojë trofeun e dytë kontinental, duke qenë se fitoi Ligën e Europës me Sevijen.
- Antuan Grizman do të kërkojë të evitojë disfatën në finalen e dytë brenda disa javësh, pasi u mund nga Reali i Madridit në ndeshjen e fundit të Champions-it më 28 maj. Statistikat Franca ka bilanc më mirë shënimi, duke realizuar 13 herë deri tani me një mesatare prej 2.17 golash për ndeshje. Portugalia ka gjetur rrugën e rrjetës tetë herë, me një mesatare prej 1.33. Golavarazhi i "gjelave" është +9, ndërsa i luzitanëve +3.
- Franca dhe Portugalia shkojnë në finale me numër të barabartë gjuajtjesh në portën kundërshtare (36). Vetëm Gjermania është më mirë se ata, me 37.
- Franca ka goditur shtyllën pesë herë në Europian sivjet, më shumë se kushdo tjetër. Ndërsa, Portugalia e ka dërguar topin në dy raste.
- Portugalia ka fituar më shumë goditje këndi se çdo Kombëtare tjetër, 45 në total, me një mesatare prej 7.5 për ndeshje.
- Portugalia është ekipi që ka mësuar më tepër ndërhyrje të gabuara në këtë kompeticion, me plot 82 faulle në dëm të tyre, 24 më shumë se sa Franca.
- Grizman ka hipotekuar "Këpucën e Artë", duke kapur kuotën e gjashtë golave deri tani. Rivalët e tij më të afërt janë në kuotën e tri golave dhe prej atyre që do luajnë në finale spikasin portugezët Kristiano Ronaldo e Nani dhe francezët Dimitri Paje e Oliver Zhiru.
- Grizman dhe Ronaldo kanë secili nga 12 gjuajte të realizuara në portën kundërshtarë deri tani. Kristiano është futbollisti që ka kryer më tepër gjuajtje në total (47): 12 në kuadrat, 17 jashtë kuadrati, 17 të bllokuara dhe 1 në shtyllë.
- Për shkak të dy ndeshjeve në kohën shtesë, Ronaldo dhe Rui Patrisio janë futbollistë, të cilët kanë luajtur më tepër minuta në EURO 2016 me nga 600 secili. Ndërsa, për francezët janë: Hugo Loris, Patris Evra dhe Bakari Sanja me nga 540 minuta. Gjuajtjet e penalltive
- Portugalia ka vendosur fatin e saj te gjuajtjet e 11-metërshave në katër raste, gjatë një kompeticioni të rëndësishëm me bilancin (3 fitore, 1 humbje) * Fitore 6-5 kundër Anglisë, (çerekfinalet e Euro 2004)
* Fitore 3-1 kundër Anglisë, (çerekfinalet e Kupës së Botës 2006) * Humbje 2-4 kundër Spanjës, (gjysmëfinalet e EURO 2012) * Fitore 5-3 kundër Polonisë, (çerekfinalet e EURO 2016)
- Portugalia ka vendosur fatin e saj te gjuajtjet e 11-metërshave në gjashtë raste, gjatë një kompeticioni të rëndësishëm me bilancin (3 fitore, 3 humbje)
* Humbje 4-5 kundër Gjermanisë Perëndimore, (gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1982)
* Fitore 4-3 kundër Brazilit, (çerekfinalet e Kupës së Botës 1986)
* Fitore 5-4 kundër Holandës, (çerekfinalet e EURO 1996)
* Humbje 5-6 kundër Çekisë, (gjysmëfinalet e EURO 1996)
* Fitore 4-3 kundër Italisë, (çerekfinalet e Kupës së Botës 1998)
* Humbje 3-5 kundër Italisë, (finalja e Kupës së Botës 2006)