Statuja e Skenderbeut ne Qafe Kashar. Shaka apo perdhosje ?

Statuja e Skenderbeut ne Qafe Kashar. Shaka apo perdhosje ?

Një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti –Skëndërbeut është gjetur e hedhur ditën e djeshme në Kashar të Tiranës. Ka qenë një banor i zonës ai që ka parë statujë me bisht dhe që më pas ka njoftuar policinë për atë që ka ndodhur në para banesës së tij.
 
Statuja rreth 3 metra e lartë, u gjet e braktisur dhe e dëmtuar në të gjithë gjatësinë e saj, ndërsa ka edhe përmbajtje të lartë zifti. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniforma të shumta të Komisariatit numër 6 të Tiranës dhe kanë marrë në pyetje banorin që i kishte njoftuar. Ky i fundit mësohet se, ka treguar se kishte parë një makinë që ishte larguar por nuk kishte mundur që ta identifikonte për shkak të errësirës. Nga verifikimet e para mësohet se, statuja është dëmtuar në pjesën e poshtme të saj si dhe pas kishte një bisht.
 
Paraprakisht mendohet se statuja mund të jetë grabitur në Muzeun e Krujës ose të qytetit të Lezhës. Siç referojnë burimet e policisë për “A1 Report” mendohet se statuja është grabitur për skrap, pasi hajdutët kanë menduar se ishte prej bronzi, ndërsa më tej e kanë hedhur atë në rrugë.
 
Statuja u dërgua në parkun e Ministrisë së Brendshme, ku gjatë orëve në vijim pritet t’i kryhet një ekspertizë e plotë, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes si dhe dëmtimet e këtij objekti.

SHKRELI POSTON NE FACEBOOK STATUJEN E GJETUR


Artan Shkreli një prej drejtuesve të Forumit për Trashëgiminë Kulturore  postoi mbrëmë  foton e statujës që është gjetur e hedhur në Qafë Kashar në periferi të Tiranës .
“SKENDERBEU i Qaf-Kasharit shaka, surrealizem apo perdhosje?”- komenton Shkreli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama