Stefan Fule, eurokomisioneri per zgjerimin ne BE ka telefonuar kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe e ka siguruar per mbeshtetjen e KE. Lajmin e ka njoftuar vete eurokomisioneri permes nje postimi ne prifilin e tij ne Twitter.
“Telefonova kryeministrin Edi Rama për të siguruar atë dhe vendin e tij mbështetjen e fortë te KE dhe angazhimin në udhëtimin e pranimit të Shqipërisë në BE”- shkruan Fule. Eurokomisioneri theksoi se ndërkombëtarët mbeten të angazhuar për udhëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Telefonata e komisionarit Stefan Fule vjen dy ditë pasi Bashkimi Europian refuzoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe shtyrjen për në muajin Qershor.