Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është pozitiv. Këtë e kanë konfirmuar për “A1 Report” burime nga Komisioni Evropian. “A1 Report” ka mundur të zbardhë një pjesë të Progres-Raportit për Shqipërinë, në të cilin theksohet se “Rekomandohet dhënia e statusit për Shqipërinë”. Paraprakisht mësohet se progres-raporti i KE vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në muajt e fundit, si dhe përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për ta lexuar dhe diskutuar këtë dokument mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë, sot mbërrin në Tiranë, Komisioneri Europian i Zgjerimit Stefan Fule, me një kopje të tij.
Fyle, vjen në Tiranë në vazhdën e takimeve të dialogut të nivelit të lartë, ku do të diskutohen mes zyrtarëve kryesorë të politikës vendase 5 pikat kyce, të vendosura nga KE.
Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e Hotel “Sheraton” rreth orës 10:00 të paradites, ndërsa konferenca e përbashkët mes Fyles dhe Ramës do nisë në orën 12 të mesditës.
Ndërkohë, ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini ka lobuar për marrjen e vendit kandidat të Shqipërisë gjatë takimit vjetor ministerial të Iniciativës së Evropës Qendrore, punimet e të cilës u zhvilluan në Vjenë. Mogherini tha se vendi ka bërë reforma dhe se qeveria është e angazhuar edhe për kryerjen e reformave shtesë që do të sillnin përparimin e vendit.
I pranishëm në të dhe shefi i diplomacisë Shqiptare, Ditmir Bushati, deklaroi se “në kushtet ekzistuese, zgjerimi i BE është një projekt i rëndësisë gjeopolitike”.
Sipas Bushatit, pavarësisht faktit se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk rezulton të jetë i unifikuar ekonomikisht, tashmë ka ardhur koha për formimin dhe konsolidimin e tregut rajonal.
Nishani në Poloni, Basha për lobim në Gjermani
Sot në Tiranë nuk do të jenë as kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha dhe as presidenti i vendit Bujar Nishani. Ndërsa Basha është nisur drejt Gjermanisë, ku sipas njoftimit të dhënë për mediat, do të angazhohet për të marrë mbështetje mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, presidenti është nisur në Poloni për të marrë pjesë në 25 vjetorin e çlirimit të këtij shteti. Ndaj dhe duket se axhenda e Fyles do të ketë një tjetër ndryshim. Kjo është hera e dytë kur Fyle vjen në Tiranë brenda vitit dhe nuk gjej në Shqipëri kryetarin e PD Lulzim Basha. Më parë ai ishte në Samitin e PPE-ve në Dublin.
Raporti
Në raportin që Fyle do t'i dorëzojë sot kryeministrit Edi Rama, do të pasqyrohen reformat e ndërmarra në 5 prioritetet e vëna si kusht për marrjen e statusit. Më parë u theksua se mbajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit ishte një element pozitiv i Shqipërisë, duke shënuar kapërcimin e një pike shqetësuese në çdo vit zgjedhor. Po ashtu dhe hapat e ndërmarra për luftën ndaj krimit dhe ndëshkimit të korrupsionit do të vlerësohen si pozitive prej Komisionit Evropian. Nismat për reformën në drejtësi do të jenë një element tjetër ku do të jepet vlerësimi pozitiv për vendin tonë. Duke i dhënë kështu komisionit të drejtën për të propozuar sërish Shqipërinë si vend kandidat në BE.
FYLE NE TIRANE PER RAUNDIN E 3 TE DIALOGUT TE NIVELIT TE LARTE
Ndërsa Shqipëria ndodhet nën “ethet” e vendimit të 23 Qershorit për statusin e kandidatit në BE, komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle vjen në Tiranë për raundin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë. Paralelisht me vizitën e eurokomisionerit, pritet të bëhet publik dhe raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Shqipërinë. Ai e ka nisur vizitën e tij në Tiranë me një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ndërsa më tej është takuar me deputeten demokrate Majlinda Bregu.
‘’A1 Report” ka mundur të zbardhë dje një pjesë të Progres-Raportit për Shqipërinë, në të cilin theksohet se “Rekomandohet dhënia e statusit për Shqipërinë”. Paraprakisht mësohet se progres-raporti i KE vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në muajt e fundit, si dhe përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Fyle ndodhet në Tiranë në vazhdën e takimeve të dialogut të nivelit të lartë, ku do të diskutohen mes zyrtarëve kryesorë të politikës vendase 5 pikat kyçe, të vendosura nga KE. Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e Hotel “Sheraton” rreth orës 10:00 të paradites, ndërsa konferenca e përbashkët mes Fyles dhe Ramës do nisë në orën 12 të mesditës.
Kryeministri Rama çeli takimin e parë zyrtar me eurokomisionerin Fyle. Pas takimit të mbajtur në kryeministri me dyer të mbyllura Rama komentoi në rrjetet sociale. “Në 10.00 nis Dialogu i Nivelit të Lartë e paralelisht bëhet publik online Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shpresoj!”, shkruan Rama në ‘’Twitter’’.