Statusi Meta Tani me evropiane se kurre

Statusi, Meta: Tani, me evropiane se kurre

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot se marrja e statusit kandidat në BE, i përket së kaluarës, dhe se tani duhet të shohim drejt së ardhmes duke u sjellë më shumë si evropianë.

“Marrja e statusit është e kaluara duhet të shohim të ardhmen. Ajo që dije dukej e vështirë dhe e pa mundur sot është e mundur. Vendimi për hapjen e negociatave merret kur të gjithë të sillemi më shumë si evropianë, me rivendosjen e plotë të ligjit në çdo aspekt të jetës sonë ashtu sikurse ndodhi edhe ditët e fundit në Lazarat. Një shekull më parë në Ballkan nisi Lufta e Parë Botërore. Sot në këtë ditë të shënuar për vendin, suksesi nuk përjashton askënd por bëhet më i qëndrueshëm kur ndahet me shumë aktorë.

Meta vlerësoi rolin e Kuvendit aktual dhe atij të mëparshëm në këtë proces dhe këmbënguli drejt një bashkimi të interesave pa dallime partiake:

“Do vlerësoja rolin Kuvendit aktual dhe Kuvendit të mëparshëm. Është një moment reflektimi. Kjo duhet të shërbejë si reflektim për të gjithë ne, për atë që duhet të ndryshojë tek politika jonë. Procesi i integrimit evropian duhet të na bashkojë si asnjëherë tjetër si objektiv kombëtar pa interesa partiake”, tha Meta.

Më tej ai falënderoi të gjithë aktorët që mbështetën integrimin Shqipërisë dhe bënë të mundur marrjen e statusit kandidat.

“Në një të shkuar jo të largët ne ishim vendi më i izoluar i Evropës, sot jemi pjesë e saj. Dua të falënderoj të gjithë kontribuuesit për arritjen e kësaj dite brenda dhe jashtë vendit. Dua të falënderoj të gjitha vendet anëtare që në unitet të plotë u shprehën “Po”. Dua të falënderoj presidencën greke dhe përpjekjet e tyre të palodhura dhe Komisionin Evropian. Një falënderim të veçantë për Parlamentin Evropian për përkrahjen pa rezerva që i kanë dhënë statusit kandidat”, u shpreh Meta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama