Statusi negociatat me Serbine me 21 janar

Statusi, negociatat me Serbine me 21 janar

Konferenca e parë ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, e cila shënon edhe fillimin formal të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, do të mbahet më 21 janar, raporton agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”. Sipas mediave serbe, ende nuk ka një kërkesë të shkruar nga Gjermania dhe Britania e Madhe, që të kërkojë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Nëse do të ekzistonte një dokument i tillë, në fund të procesit ai duhet të shndërrohet në një dokument të detyrueshëm juridik, që do ta nënshkruanin Serbia dhe Kosova. 

Zyrtarë evropianë kanë arritur kompromisin që çështja e Kosovës të lidhet me kapitullin 35 të anëtarësimit , por nuk kanë dhënë asnjë datë se kur do të fillojë hapja e negociatave me Kosovën. Baronesha Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, e ka cilësuar si mbresëlënës përparimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ka bërë thirrje që me Serbinë të hapen negociatat e anëtarësimit në BE.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama