Stefan Miha Pranvera Hoxha ne vjedhjen e kryqit te florinjte ne Kishen e Laboves
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Kisha e Labovës , një monument që daton prej vitit 500 për shekuj me rradhë ruante brenda vetes një thesar. Një kryq, druri i të cilit qe marrë prej kryqit ku vdiq Krishti. Më 1989 ai vidhet dhe prej asaj dite gjurmët e tij zhduken.
“U shpërthye dera e kishës . Ishin dy djem gjysmakë nga Peshkëpia. Ata i përdori Sigurimi i Shtetit si karem dhe hapën fjalët se gjoja kishin vjedhur ata. Ky ishte organizim fiktiv i Sigurimit të Shtetit. Gjoja ata kishin shpërthyer derën anash kishës dhe u hap llafi se kryqi u vodh nga këta gjysmakë. Po kushe beson këtë? Ata i arrestuan dhe i dënuan, nga ana tjetër, në fshat thuhej se “hajdutët” i kishin rrëfyer Sigurimit të Shtetit kryqin e vjedhur, e kishin çuar tek një argjendpunues në Tiranë. Kur argjendpunuesi u kishte thënë se kryqi nuk vlente , ata e kishin hedhur në koshin e plehrave. Ja kështu gjoja e zgjidhen çështjen” tregon Stefan Miha banor i zonës.
Sipas tij kryqi u vodh nga mafia shtetërore.
“Shteti komunist e ka marrë , Nexhmija, Ramizi , e veçanërisht Pranvera Hoxha.”
Ai akuzon këtë të fundit pasi sipas tij, “Ajo ishte shumë e dhënë pas kësaj kishe . Ajo vinte shumë shpesh këtu. Ka ardhur disa herë edhe me Aleksandër Meksin. Ia kishte vënë syrin ajo dhe Guntram Koch, drejtori i Muzeut Bizantistik në Minyh. Pas disa vizitave të kësaj natyre , kryqi u zhduk”, tregon ai për “GSH”në, teksa nënvizon se në demokraci e kanë kërkuarë kryqin, por janë kërcënuar se do t’ju hiqet koka nëse vazhdojnë.
Miha tregon se kryqi ishte rreth 450 gramë , i larë në flori, dhe mban fotografi të tij. Ai thekson se pas humbjes së kryqit as Koch nuk u duk më në fshat.