Stervitja e fundit sjell lajme te mira per stafin e kombetares shqiptare

Stërvitja e fundit sjell lajme të mira për stafin e kombëtares shqiptare

Stafi i përfaqësueses shqiptare të futbollit është qetësuar pas stërvitjes së parë të sotme të kuqezinjve në Francë. Të tre lojtarët të cilët kishin shfaqur probleme fizike gjatë të martës, sot janë kthyer plotësisht në dispozicion të trajnerit De Biazi dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Zvicrën.

Untitled-4

Gjatë të martës, Mërgim Mavraj, Amir Abrashi dhe Etrit Berisha kishin shfaqur shqetësime të ndryshme, duke ndërprerë stërvitjen. Por stafi mjekësor i ka kushtuar kujdes të veçantë secilit prej këtyre futbollistëve, të cilët parashikohet të jenë pjesë e formacionit titullar të shtunën ndaj Zvicrës.

1-1

Mavraj ka kaluar plotësisht lodhjen muskulore të së martës falë terapive intensive të masazhit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Abrashin i cili ka konfirmuar se nuk ndjen më dhimbjet në shpatull,. Ndërkaq, Berisha i është kthyer stërvitjes me dy portierët e tjerë në seancën e parë të ditës së sotme, pasi nuk ndjente më dhimbjet në dorë që alarmuan jo pak stafin kuqezi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama