Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore të përgatitjeve të "Euro 2016" në Francë. Por gjatë kësaj seance e cila ishte fokusuar më shumë në përgatitjen fizike të lojtarëve, trajneri De Biazi nuk i ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët.
Ajo që ka rënë në sy këtë mëngjes në kompleksin stërvitor "Yves Jannoun", ka qenë mungesa e mbrojtësit Mërgim Mavraj, i cili i ishte nënshtruar terapive për shkak të lodhjes muskulore. Stafi mjekësor ka dhënë siguri për lojtarin, duke garantuar praninë e tij në seancën e dytë stërvitore që kombëtarja do të zhvillojë në stadiumin "Iv le Genot" në orën 17:30.