Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të hënë stërvitjen e parë në 'Perros Gueric' të Francës, vend në të cilin do të qëndrojë deri në përfundim të eliminatoreve në grupe.
Stërvitja e parë e kuqezinjve u ndoq nga afër nga një numër i lart gazetaresh nga mediat franceze dhe zvicerane, por ashtu siç ka ndodhur edhe në stërvitjet e fundit në Austri, De Biazi dha urdhër që mediat të largoheshin pas minutave të para në fushë.
Interesimi i lartë i mediave të këtyre dy vendeve shpjegohet edhe me faktin se kuqezinjtë do të ndeshen në grup me kombëtaret e Francës dhe Zvicrës.
Forca të shumta sigurie shoqëruan stërvitjen e të djemve të De Biazit. Sipas "Supersport", vetëm gjatë seancës së parë, ishin të angazhuar për mbarëvajtjen e stërvitjes rreth 15 forca të sigurisë dhe 12 pjesëtarë të forcave speciale franceze.
'Nga informacionet paraprake mësohet se masat e sigurisë janë ekstreme, pasi francezët u druhen edhe ndonjë sulmi të mundshëm të tifozëve serbë si në hotelin kur është grumbulluar kombëtarja ashtu edhe në fushën stërvitore',-shkruan 'Supersport'.
Ndërkaq, disa foto te publikuara nga sajti zyrtari i FSHF-së shfaqin futbollistët e Kombëtares duke kryer stërvitje në grupe, ndërsa ndodhën nën vëzhgimin e De Biazit dhe Tramezanit.