Stervitja/ Duka i prish mendjen italianit Bogdani leksione goli

Stërvitja/ Duka i prish mendjen italianit, Bogdani leksione goli

Ritëm, ushtrime, përqendrim dhe precizion. Këto kanë qenë disa nga kërkesat e De Biazit dhe Tramexanit për kuqezinjtë e pranishëm në seancën stërvitore.

13344729_1003254919785072_1094889185100761642_nSi asnjëherë tjetër, stafi drejtues ka pasur në dispozicion grupin "e plotë". 26 nga 27 futbollistët janë stërvitur plotësisht dhe me ngarkesa të plota.

Memushaj është rikthyer në Kombëtare (pas ndeshjes "play off" me Peskaran) dhe Kaçe ka kryer dy seancat e para stërvitore me ekipin në këtë grumbullim përgatitor. Nga ana tjetër, Burim Kukeli ka bërë vetëm disa ushtrime të lehta shkrythëse dhe nuk ka marrë ngarkesë.

Përgatitjet - Taktikë! Kjo ka qenë vëmendja kryesore e trajnerit De Biazi dhe stafit të tij. Ushtrime të ndryshme me koordinimin e lojtarëve mes tyre, si dhe finalizimin e aksioneve të ndryshme, që mund të nisin nga këmbët e cilitdo në fushë.

Në të gjitha repartet e përfshira në aksion, ku përveç saktësisë së pasimeve, është punuar edhe me përqendrimin e lojtarëve në finalizim dhe precizionin.

"Jepi! Jepi! Jepi!", ishte refreni i Tramexanit në ekzekutimin e aksioneve të ndryshme, ndërkohë që Bogdani ndërhyn në një prej tyre: "Gashi, ngrije kokën përpara portës!". Më pas, vetë Bogu merr pjesë në një prej aksioneve dhe tregon edhe një herë se nuk e ka humbur nuhatjen për portën dhe realizimin e golave.

Lista - Nëse të gjitha kombëtaret e tjera nuk kanë vonuar për të bërë publike listën me 23 lojtarë, edhe kur është bërë fjalë për të lënë jashtë emra si Torres e Diego Kosta në rastin e Spanjës, lista e kuqezinjve nuk ka qenë e përcaktuar që përpara seancës së fundit. Madje, si për të shtuar ankthin e lojtarëve, në seancën e pasdites, aksionet u kanë ngjarë atyre në basketboll, ku nga njëra portë në tjetrën ishin vetëm 30 sekonda në dispozicion për të finalizuar.

Trajneri nuk është kthjelluar dhe nuk ka vendosur as pasi ka bërë 2 kilometra ecje në këmbë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, ku temë kryesore ka qenë pikërisht katërshja e "të përjashtuarve" nga Europiani.

Trajneri - Disa minuta përpara se skuadra të përfundonte seancën stërvitore, Xhani De Biazi është larguar i pari nga kompleksi drejt hotelit.

"Darka e fundit" - Për Gjimshitin, Rrahmanin, Shalën dhe Rashicën ka qenë e fundit darkë e konsumuar me shpresën për të qenë në Francë, përpara se trajneri t'u komunikonte vendimin e tij për t'i lënë jashtë.

Në maratonën e pritjes së rezervuar nga trajneri, me ankthin që u shtohej të gjithëve pas çdo minute pritjeje që kalonte, më në fund është bërë... shpikja e madhe. Katër emrat janë komunikuar rreth orës 21:40 në një mbledhje nga italiani i pankinës kuqezi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama