Stervitja/ Tramezani drejton kuqezinjte pas Rumanise (VIDEO)

Stërvitja/ Tramezani drejton kuqezinjtë pas Rumanisë (VIDEO)

Pas fitores historike mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja Shqiptare ka zhvilluar sot pasdite seancën e parë stërvitore në Perros Guirec, stërvitje në të cilën ra në sy një mungesë e theksuar lojtarësh.

13509468_1200386573314007_1880113058_o (1)

Në stërvitjen e drejtuar nga Tramezani morën pjesë vetëm 11 lojtarët të cilët nuk ishin aktivizuar në ndeshjen kundër Rumanisë.

Pjesa tjetër e lojtarëve ka qëndruar dhe ka ndjekur një program të veçantë stërvitorë në palestër dhe pishinë, në mënyrë që të shkarkonin lodhjen fizike të një natë me parë.

Në stërvitje nuk ishte i pranishëm Kaçe, i cili pas problemeve shëndetësore që pati gjatë ditës së sotme nuk është aktivizuar në stërvitje. Një tjetër mungesë që ra në sy ishe edhe ajo e Xhakës që vazhdon të ketë probleme shëndetësore.

Pas grumbullimit në Francë lojtarët kanë mundur sërish të takojnë familjarët e tyre. Kjo duket se ka shtuar humorin te kuqezinjtë të cilët edhe gjatë stërvitjes kanë shkëmbyer batuta mes tyre.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama