Stilolapsi qe nuk ju lejon te shkruani me gabime

Stilolapsi qe nuk ju lejon te shkruani me gabime
Të përdorësh laps dhe letër për të shkruar, ka nisur të bëhet një gjë gjithnjë e më e rrallë në ditët tona (veç shkollarëve), duke pasur parasysh ritmin e çmendur ku na ka përfshirë teknologjia e kompjuterëve, të cilët në fakt kanë edhe programin e rregullimit automatik të gabimeve. Kështu që kur shkruajmë me laps dhe letër jemi më të predispozuar të bëjmë më shumë gabime. Por tani vjen në ndihmë një stilolaps i ri hi-tech, i cili dridhet sa herë që ndesh në një gabim gjuhësor.

Stilolapsi i veçantë është dizajnuar nga kompania gjermane, Lernstift, veçanërisht për t’i ardhur në ndihmë vogëlushëve që të mësojnë të shkruajnë pa gabime, por duke pasur parasysh nivelin e kulturës gjuhësore në përgjithësi, ai do të ishte pa dyshim i vlefshëm për të gjitha moshat. Stilolapsi, ende në fazën e prototipit, është i aftë t’i evidentojë gabimet drejtshkrimore, morfologjike ose të formimit në kohë reale, duke e lajmëruar shkruesin me një dridhje në dorën e tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama