"Jetojme ne nje shoqeri ku mbizoterojne te gjitha llojet e ushqimeve nga njera ane dhe kulti i veshjeve me masen 40 nga ana tjeter. Ekziston tundimi per te provuar çdolloj kenaqesie ushqimore dhe detyrimi per te treguar nje imazh qe na kenaq, sikur trupi tregon gjithçka per ne", thote drejtoresha e qendres per dietat dhe ushqyerjen ne polikliniken “Gemelli” ne Rome. "Per t‘i bere dietat te funksionojne, duhet pershkruar nje program qe parashikon aktivitetin fizik dhe nje menyre te ushqyeri qe te zvogeloje hyrjet dhe te rrise konsumin per te sjelle ekuilibrin metabolik.
Pa lene pas dore aspektin psikologjik, qe do te thote te jesh i ndergjegjshem per domethenien e ushqimit, per te mos e perdorur si antidot te ankthit, merzitjes dhe stresit". Per kete, ndihma nuk mungon: qe nga propozimet e shoqeve per te ndjekur dieten magjike e deri tek ofertat e ndryshme ne internet, ku perfshihen lloj-lloj manualesh apo librash. Pastaj, me dhjetera pilula, çajra, apo keshilla per te eliminuar ushqime te ndryshme. "Jane mashtrime. Nese t’i vendos te heqesh dore nga buka, apo nga brumerat ne pergjithesi dhe nese kjo sjell renien nga pesha, nuk do te thote se je dobesuar, sepse ke hequr dore nga keta perberes, por sepse organizmit i mungojne disa elemente te rendesishem", sakteson doktoresha. Rezultati i viteve te tera diete eshte dobesimi i metabolizmit. Me pak fjale, nje diete hipokalorike me 1200 kalori te ben te dobesohesh menjehere, por nese vendos te hash si me pare, 1600-1800 kalori, organizmi qe ishte pershtatur per te ngrene pak ushqim i akumulon kalorite e teperta ne formen e dhjamit. Ajo qe e certifikon veshtiresine per te rene nga pesha eshte edhe nje model matematikor i zbuluar nga "Massachutes General Hospital"
. Dihej qe me pare se pesha trupore tenton te qendroje e pandryshueshme, pavaresisht dietave, sepse metabolizmi u reziston ndryshimeve. Tani, duke analizuar sinjalet neuro-endokrine te kontrolluara nga leptina, autoret e studimit kane pare se kur nivelet jane te larta, organizmi nuk arrin te djege energjite dhe te dobesohet. Vetem nese hormoni zbret nen nje kufi te caktuar, trupi arrin dhe mban ne rrjedhen e kohes humbjen e peshes. "Trupi nuk i duron dietat, pershtatet per pak dhe pastaj vendos ne veprim sindromin e mungeses se ushqimit, qe çon ne fitimin e peshes se humbur", shton Rafaele Ruaço, pergjegjes i departamentit per problemet me ushqimin ne spitalin e Peruxhias. "Duhet ndryshuar krejtesisht menyra e te menduarit, sepse ekziston nje lidhje e forte mes trupit dhe mendjes dhe shpesh eshte administrimi i keq i emocioneve ai qe percakton deshtimin e dietave".
Rosi propozon te braktiset teoria e llogaritjes se kalorive ne favor te metodes molekulare, e cila merr ne konsiderate molekulat ushqyese qe permbajne ushqimet dhe ato te absorbuara nga organizmi. "E vetmja qe funksionon eshte ajo e cila mund te mbahet ne rrjedhen e kohes: duhet te jete e pershtatshme dhe e studiuar sipas personave", tregon nje prej kerkuesve ne Universitetin e Miçiganit. "I rendesishem eshte edhe aktiviteti fizik.
Te levizesh, forcon metabolizmin dhe rrit masen muskulore". Nje stil jetese aktiv me te pakten 20-30 minuta ecje ne dite eshte nje nga faktoret per te mbajtur nje raport te mire me peshoren. "Por jo vetem kaq. Nje diete e mire eshte edhe ajo ku njeriu shijon te gjitha emocionet qe vijne nga ushqimi", rekomandojne dietologet. Sipas tyre, nuk duhet te jemi te fiksuar te tabelat dhe numrat, por te shijojme ushqimet hipokalorike, pa humbur alegrine.
Sepse, shpesh sforcimit per t‘u dobesuar i shtohet edhe ai i ndryshimit te zakoneve. eshte shume mire nese evitohen dietat vetem me nje ushqim, ose me baze produktesh ekzotike dhe te kushtueshme. "Te ndryshosh zakonet ushqimore qe ke ndjekur per vite me radhe, nuk eshte e lehte. Per te pasur sukses, duhet te fusesh doza te reja dhe ushqime te reja, por ne menyre graduale dhe pa sforcim", perfundon nje specialist ne shkencat e ushqyerjes.
Asnjera nuk ben mrekulli Ka nga ato qe rezistojne prej 40 vjetesh, si per shembull dieta Atkins, apo ato me te rejat, mes te cilave ajo e kosit, sheges, rrushit apo supes. Pa permendur ketu dietat me te çuditshme qe gjenden sot ne internet, shpesh te shoqeruara me suplemente ushqimore, barera dobesuese dhe produkte te tjera te pakontrolluara. Dieta e kosit Nje diete vetem me nje ushqim. Ajo me baze kosin eshte nje nga dietat me te perdorura dhe me nje reduktim te kalorive te nevojshme per nevojat e perditshme energjetike. eshte e pamundur te mbahet per shume dite.
Me te njejtin parim mund te shpiket nje numer i pafund dietash per t‘u dobesuar, nga ajo e salsiçes, tek ajo e vezeve. Dieta e supes Per çdo vakt hahet vetem nje lloj ushqimi: perime dhe supe. Kjo diete eshte krijuar nga nje kardiokirurg amerikan per obezet qe kishin probleme me zemren. eshte nje diete qe bazohet vetem ne nje lloj ushqimi.
Bashke me kilogramet, trupi humbet edhe kalium, kalcium, magnez dhe sigurisht energji. Dieta e ushqimeve te gjalla Bazohet te produktet e gjalla, sepse, sipas saj, gjate gatimit humbasin te gjitha proteinat, vitaminat dhe mineralet. Nuk perfshin mishin. Si te gjitha dietat ekstreme, mund te jete e demshme. Nuk eshte e lehte te mbulosh nevojat proteinike gjate nje dite. Redukton ne maksimum karbohidratet komplekse. Shume fibra mund te çojne ne inflamacionin e zorreve.