Strategjite virusi i manipulimit

Strategjitë, virusi i manipulimit

Si njihet një person dredharak dhe më kryesorja, si mund të mbrohemi prej tij? Më poshtë do të lexoni disa udhëzime dhe strategji për të mos rënë në kurthin e manipuluesve. Nuk ka rëndësi nëse është bashkëshorti, i fejuari, ose miqtë. E rëndësishme është të jeni të kujdesshëm

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mendoni gjatë për një frazë të shëmtuar që ju kanë thënë? Ndoshta e pyesni veten se përse i shpëtoi goja personit që ju kishit besim, ose përpiqeni të kuptoni se cili ishte qëllimi i tij, donte t‘iu lëndonte apo po bënte shaka.

Është e kotë të shtireni sikur nuk ka ndodhur gjë dhe të vazhdoni të mendoni, sepse tashmë është shumë vonë, pasi dredhia ka filluar. Me këtë proces mendor shfaqet edhe dyshimi: dëshiron të më joshë, të dominojë mbi mua, apo dëshiron diçka që unë nuk e dua? Është e rëndësishme t‘i bëni pyetje vetes për të parë se prej sa kohësh shkon përpara kjo marrëdhënie e shtrembëruar me personin që ju bën dredhi. Duhet të përpiqeni të kuptoni se cili është modeli i tij (prindërit apo miqtë?), kush i ka lënë ndonjë pakënaqësi duke e transformuar në dredharak.

Konti Drakula e përmbledh mirë imazhin e dredharakut. Po të mendoheni mirë, do të kujtoni se ai njeri ju bënte të ndiheshit pa energji. T‘i njihte pikat e dobëta dhe kapej pas tyre si merimanga në rrjetën e saj. Që dredhia të jetë efektive, duhet të jenë "dy" bashkëpunëtorë: i manipuluari dhe manipuluesi. Është një histori e shëmtuar apo jo? Vampiri thith gjakun, ndërsa viktima përpiqet ta ndalojë. Ju thith të gjithë besimin dhe energjinë tuaj, duke ju lënë të pambrojtur. Keni probleme me braktisjen, çështje të lëna pezull me personat që ju rrethojnë? Pikërisht aty do t‘iu godasë, duke i ngulur edhe më shumë dhëmbët e tij. Do përpiqet t‘iu bëjë të dyshoni për perceptimet dhe kujtesën tuaj, do t‘ua mohojë atë që ju ka thënë. Qëllimi i tij është të rrëzojë bindjet tuaja.

Shembulli i parë. Shko në një festë me miken e zemrës. Shoku yt, bashkëshorti, ose i dashuri, le të qëndrojë në shtëpi atë mbrëmje. Me fustanin që keni veshur ndiheni si Jessica Rabbit. Ndërkohë bashkëshorti juaj ju kalon pranë dhe thotë: "Dukesh si stërgjyshja ime". Nga fjalët e tij mund të prekeni, por mos u shqetësoni sepse humorin ua rikthen mikja juaj, e cila ju thotë: "Je budallaqe? Po plas nga xhelozia, si nuk e kupton?". Gjatë festës, truri fillon të turbullohet nga komplimentet e shumta. Pavarësisht kësaj, fraza për stërgjyshen nuk ju hiqet nga mendja. Natyrisht nuk ka se si të ndodhë ndryshe, është bashkëshorti juaj. Sa fraza të atilla mund t‘iu ketë thënë?

Shembulli i dytë. Prej disa kohësh ju keni shtuar ca kile në peshë, jeni rrumbullakosur, por jo kushedi se çfarë. Ai ju sheh dhe gjëja e parë që thotë është: "Je shëndoshur". Ju hidhini një vështrim nga koka te këmbët, më pas thojini me delikatesë: "Edhe ti, i dashur". Të jeni të sigurta se në atë moment ju do të akuzojeni se jeni ziliqare, sarkastike, arrogante dhe pa takt. Në fakt, të jemi të sinqertë, cilësitë e lartpërmendura janë të gjitha defekt i femrës.

Ndodh që edhe me miqtë, gjërat të mos shkojnë gjithmonë vaj. Mund të takosh një ish-in tënd dhe filloni të bisedoni. Gjithçka shkon mirë deri në momentin që ai thotë: "Më le mua, sepse ti më doje fizikisht, ndërsa unë jo". "Je i çmendur? Kisha probleme në punë. Më sulmoje gjithmonë duke më thënë qaramane", i përgjigjesh ti. Më pas ai shton: "Unë të kam dashur gjithmonë, por nuk kam pasur guxim të ta thosha. E kam kuptuar vetëm pasi jam torturuar nga ajo ndjenjë". Po pse vallë, a mund të ndodhë që dikush që ju dashuron, t‘jua fshehë ndjenjat e tij? Mos u gënjeni nga buzëqeshja. Të jeni të bindur se keni të bëni me një dredharak.

Dhuna psikologjike ka shumë fytyra. Shfaqet me fjalë therëse, shantazh, indiferencë emocionale, çorientim: nëse në një çift, njëri prej partnerëve përdor fuqinë e lidhjes për t‘i bërë keq tjetrit, nuk është as dashuri dhe as miqësi, por dredhi, marrëdhënie jofunksionale dhe përdorim i tepruar i pushtetit. Ka nga ata që duan të dominojnë, të kenë pushtet mbi tjetrin dhe mund të përdorë talljen për ta bërë. Ndoshta akuzat dhe përçmimi të bëjnë të ndihesh e pafuqishme. Ndoshta bën gjithçka në një herë të vetme dhe hiqet si viktimë e pafuqishme, që ti të mos i kuptosh dredhitë e tij. E bën gjithçka për të të lënduar, sepse viktima je ti. Kufiri mes viktimës dhe xhelatit është i ndryshueshëm, por që shpesh vendoset nga një miratim i yti.

Një studim i kryer te 1152 femra nga Universiteti i Karolinës Jugore, zbuloi se 54 për qind kishte pësuar dhunë fizike ose psikologjike: keqtrajtimet psikologjike janë cilësuar si ndjesia e humbjes së vetëvlerësimit, pushtetit dhe kontrollit. Të njëjtat reagime vërehen edhe te femrat që janë përdhunuar. Manipuluesi, duke mos toleruar asgjë, përpiqet t‘ju imponojë të tjerëve mënyrën e tij të të parit të gjërave. Gabimi? "Viktima ka qenë kokë e këmbë me faj, pasi nuk i ka analizuar mesazhet e dhunshme joverbale. Nuk ka ditur t‘i përkthejë mesazhet", tregon Marie-France Hirigoyen, në librin "Molestie Morali". Kjo e tërbon manipuluesin, i cili ndihet mirë kur e vendos gishtin në plagë.

 

 

Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama