Strehimi Gjermeni Dhjetevjecarin e ardhshem te rritet deri ne 70 numri i perfituesve

STREHIMI 1TIRANË, 13 Nëntor /ATSH/ - Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, duke folur në aktivitetin ku u prezantua "draft strategjia e strehimit social 2015 - 2025´´, tha se ky dokument është në linjë me programin qeverisës "për të garantuar dhe ofruar strehim të përballueshëm me cilësi për të gjithë shtresat, edhe ato në nevojë në veçanti si një e drejtë themelore".

Për ministren Gjermeni, strehimi është një e drejtë qytetare dhe një çështje që na prek dhe na përket të gjithëve. "Për këtë arsye, tha ajo, draft strategjia e strehimit social 2015 - 2025 fokusohet në trajtimin e çështjeve kryesore, që synojnë një zhvillim të integruar ekonomik dhe social të shtresave në nevojë; sigurimin e një strehimi të përballueshëm nëpërmjet aplikimit të programeve të strehimit dhe hartimit të instrumenteve financiarë që ndihmojnë familjet në nevojë dhe grupet vulnerable dhe organizimin e programeve edukuese për mirëmbajtjen e banesave dhe bashkëjetesën me të tjerët".

STREHIMI 3Ministrja bëri të ditur se gjatë periudhës 2005 - 2014, nga programet sociale të strehimit kanë mundur të përfitojnë vetëm katërmbërdhjetë për qind nga tridhjetë e pesë mijë aplikantë, ndërkohë që synohet që për dhjetëvjeçarin e ardhshëm (2015 - 2025) të rritet të paktën 50 deri në 70 % numri i përfituesve nga programet sociale të strehimit./b.k//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama