Studimi, i cili u botua në ‘Journal of Andrology’, u bën thirrje mjekëve që të paralajmërojnë çiftet në lidhje me teknikat e mëposhtme:
-Mjekët duhet të kenë njohuritë e nevojshme mbi efektet e mundshme të dëmshme që kanë te meshkujt marrëdhëniet e kryera sipas një grafiku të caktuar për të ngjizur një fëmijë.
- Të dyja palët, si meshkujt ashtu edhe femrat duhet të paralajmërohen mbi mundësitë e shfaqjes së impotencës dhe tendencës për tradhti bashkëshortore nga ana e meshkujve në rast të marrëdhënieve të kryera nën presionin e ngjizjes së një fëmije.
- Stresi i shkaktuar nga mendimi për një akt seksual të detyrueshëm, ose një sjellje të detyrueshme seksuale, shkakton mosfunksionim seksual tek meshkujt .
- Ajo lloj marrëdhënieje imponon një sasi të madhe stresi për burrat.
Sipas të dhënave të studimit, asnjëri nga të 400 meshkujt që u bënë pjesëmarrës të studimit i cili monitoroi sjelljen e tyre seksuale për 6 muaj, nuk kishin shfaqur më parë probleme të impotencës seksuale.
Duke u nisur nga kjo, përfundimet e studimit rekomandojnë se çiftet që përpiqen të krijojnë familje duke sjellë në jetë një fëmijë, mund ta ndjekin teknikën e marrëdhënieve të programuara për një periudhë maksimumi deri në tre muaj dhe më pas të marrin një “pushim”, përndryshe vihet në rrezik marrëdhënia e tyre.
“Stresi ndikon te të dy partnerët, dhe mënyra se si ata do ta menaxhojnë këtë situatë mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre të mëvonshme si dhe të ketë pasoja prapavepruese fiziologjike”, thotë studimi.